Sindikata e re e punëtorëve të KEK-ut ka njoftuar se në këtë kompani është arritur rezultar rekord i prodhimit.
Sipas sindikatës në Termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B” kanë tejkaluar planet mujore.
“Gjatë muajit të fundit, Divizioni i Qymyrit ka tejkaluar planin mbi 135%, duke shënuar rezultat rekord. Ndërsa Termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B” kanë realizuar dhe tejkaluar planet mujore në nivel prej rreth 100% deri në 125%.Këto rezultate janë fryt i drejtpërdrejtë i mundit të përditshëm të punëtorëve, të cilët punojnë në kushte të vështira dhe shpesh të rrezikshme, duke mbajtur në këmbë sistemin energjetik të vendit. Sindikata e Re e KEK-ut i përgëzon të gjithë punëtorët për këtë arritje të madhe dhe kërkon që ky kontribut të mos mbetet pa u vlerësuar”, thuhet në komunikatë.
Sindikata ka thënë se mosdhënia e pagës së 13-të, përkundër këtyre rezultateve, përjetohet si padrejtësi dhe nënvlerësim i punës dhe sakrificës së tyre.
“Prandaj, kërkojmë realizimin e pagës së 13-të dhe ngritjen e pagave, si një vlerësim i merituar për punën që bëhet çdo ditë”, thuhet nga sindikata./teve1.info/







