Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka thënë se minatorët janë tradhtuar, pasi siç thanë ata pagat e tyre nuk janë ekzekutuar ashtu siç janë dakorduar.
Në reagimin e tyre thuhet se marrëveshja e arritur si rezultat i grevës është duke u shkelur nga bordi dhe deputetët negociator.
“Ku e lam, e ku na mbeti…! Edhe pas datës 24 nuk është realizuar paga e minatorëve të Trepçës së Kosovës. Marrëveshja e arritur si rezultat i grevës është duke u shkelur nga bordi dhe deputetët negociator, minatorët kërkojnë ti përmbahen marrëveshjes. Minatorët janë të tradhtuar. Marrëveshja është thyer nga ata që e negociuan”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook.
Minatorët kishin hyrë në grevë me kërkesat për realizimin e pagës nga data 6 deri me datën 10 të çdo muaji, dorëheqja apo shkarkimi i u.d i kryeshefit, Enis Abdurrahmani, kërkesa për sigurim shëndetësor dhe përmirësimin e kushteve.
Gjatë kësaj kohe sa ishin në grevë, shumë nga ta kishin probleme shëndetësore dhe u është ofruar trajtim mjekësor.
Greva ishte ndërprerë pas marrëveshjes së arritur ndërmjet ndërmarrjes dhe minatorëve, ku edhe ishin pajtuar për plotësimin e kërkesave të tyre./teve1.info/