TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Sindikata kërkon rritje pagash për punëtorët teknikë në Prishtinë – Komuna e hapur për dakordim

nga Tëvë1
2 ditë më parë
0
A A
Sindikata kërkon rritje pagash për punëtorët teknikë në Prishtinë – Komuna e hapur për dakordim

Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat sot ka zhvilluar një takim me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës ku kanë kërkuar rritjen e pagave për punëtorët teknik të Qendrës së Mjekësisë Familjare dhe të disa shkollave në Prishtinë.

Një gjë e tillë është pritur mirë nga Komuna dhe mbetet që rritja e pagave të diskutohet gjatë takimit të nesërm për planifikimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës. Këtë e bëri të ditur kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili poashtu theksoi se përveç rritjes së pagave, të gjitha pikat që janë diskutuar kanë arritur të dakordohen me Komunën.

“Sot kemi mbajtur një takim me udhëheqjen e Komunës së Prishtinës, tema ka qenë e ditur, kryesisht rritja e pagave të punëtorëve teknik në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe në disa shkolla të Komunës së Prishtinës. Realisht ne paraprakisht na thanë se nesër do të bisedohet lidhur me buxhetin dhe sigurisht nga këndi jonë, por jo nga nënkryetari, na është thënë se do të ketë një rritje, sa do të jetë ajo rritje nuk e dijmë as ne e as nënkryetari sepse nesër do të bisedohet për buxhetin, çka mund të themi është se edhe për disa pika të tjera të cilat i kemi diskutuar kemi rënë dakord, që është diçka e rrallë të biem dakord për të gjitha pikat… po shpresoj se do të realizohet edhe kërkesa për rritje.”, tha Azemi.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Shëmb Manaj, poashtu theksoi se Komuna në vazhdimësi po mban takime me sindikatat e ndryshme për të mundësuar komunikim sa më të qartë dhe të plotësoj nevojat e tyre.

Sa i përket pagave, Manaj tha se diskutimet për rritjen e pagave kanë filluar që vitin e kaluar dhe po tentohet që të barazohen me ato të sektorit publik.

”E tha edhe kryetari, ne sot e kemi pasur një takim shumë të frytshëm me përfaqësuesit e sindikatës. Është në kuadër të bisedave që i kemi në vazhdim me sindikatat, më herët e patëm takim edhe me përfaqësues të SBASHK-ut. Ne vitin e kaluar kemi filluar këto diskutime me Sindikatën e Punëtorëve Teknik dhe siç jeni në dijeni jemi institucioni i parë në nivel të Republikës së Kosovës që kemi bërë ngritjen e pagave për sektorin privat, duke përfshirë këtë rritje në kuadër të kontratave të punës që kemi me kompanitë private dhe është me shumë rëndësi që diskutimet që i kemi pasur vitin e kaluar janë realizuar prej komunës së Prishtinës. Pagat atëherë janë ngritur prej vlerës 250 euro në 400 euro dhe ne tashmë jemi në një fazë të re. Sot këtë takim e kemi mbajtur pikërisht një ditë para takimit që e kemi nesër me kryetarin Rama dhe me të gjitha drejtoritë për planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm dhe kjo pjesë e rritjes së pagave në sektorin privat lidhet me çështjen e buxhetit në investimet kapitale dhe ideja është që kjo pagë të ngritet që të tentohet të barazohet me atë në sektorin publik”, tha ai.

Punëtorët teknikë që shërbejnë në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe shkollat e Komunës së Prishtinës aktualisht paguhen përmes kontratave me kompani private, shpesh me paga më të ulëta krahasuar me sektorin publik./kp

 

Tags: Prishtinerritje pagashSindikata e Punetoreve te Sektorit PrivatTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK e AAK arrijnë koalicion për bashkëqeverisje në Prishtinë

Organizimi i ‘‘Street Party Prishtina’’, mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani”

Kurti: Policia nuk i la shans krimit e terrorizmit në veri

Kurti: Policia nuk i la shans krimit e terrorizmit në veri

Universiteti i Prishtinës përballet me krizë të interesimit – numri i studentëve konsiderohet në rënie

Universiteti i Prishtinës përballet me krizë të interesimit – numri i studentëve konsiderohet në rënie

Remitancat e diasporës rritën për 3.4%, shtetit i kërkohet strategji për shfrytëzim

Remitancat e diasporës rritën për 3.4%, shtetit i kërkohet strategji për shfrytëzim

LDK e AAK arrijnë koalicion për bashkëqeverisje në Prishtinë

Organizimi i ‘‘Street Party Prishtina’’, mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani”

Besa Famgas luan të dielën ndeshje evropiane

Besa Famgas luan të dielën ndeshje evropiane

Tifogrupi “Dardanët” reagojnë pas humbjes në Zvicër

Tifogrupi “Dardanët” reagojnë pas humbjes në Zvicër

“Zvicra i shfrytëzoi gabimet tona”, kapiteni Amir Rrahmani bën vetëkritikë pas ndeshjes

FFK-ja pret reagim në ndeshjen ndaj Suedisë

Lewandowski do të largohet nga Barcelona

Lewandowski do të largohet nga Barcelona

Mandati i ri i Putinit, një epokë me fuqi të jashtëzakonshme

Rusia i vazhdon sulmet, teksa Putini paralajmëron kundër angazhimit të forcave të huaja në Ukrainë

Kurti: Policia nuk i la shans krimit e terrorizmit në veri

Kurti: Policia nuk i la shans krimit e terrorizmit në veri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X