Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës i ka kërkuar presidentes, Vjosa Osmani, që mos ta dekretoj Ligjin për pagën minimale, raporton teve1.info
Përmes një shkrese në Facebook, kryetari i kësaj Sindikate, Jusuf Azemi, ka thënë se paga prej 264 eurove, e përcaktuar me Ligj, nuk e mbulon as të punësuarin e lëre më katër anëtarë sa është e paraparë t’i mbuloj kosto e saj.