TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sindikata e Policisë dënon dezinformatat e Branislav Krstiqit për heroin Afrim Bunjaku

by TËVË 1
2 vjet ago
3
A A
Sindikata e Policisë dënon dezinformatat e Branislav Krstiqit për heroin Afrim Bunjaku

Sindikata e Policisë së Kosovës, ka dënuar deklaratat e gazetarit serb, Branislav Krstiqit për heroin Afrim Bunjaku.

SPK thotë se me shqetësim të vazhdueshëm, ka ndjekur praktikat e fundit të raportimit mediatik dhe publik në lidhje me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, sidomos në raste tragjike ose incidente që janë ende nën hetim.

“Duke pasur parasysh ndjeshmërinë dhe rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit të zyrtarëve të rendit, ndjejmë obligim të reagojmë me përgjegjësi dhe maturi”, thuhet në njoftim.

Në reagim përmendet rasti i rreshterit Afrim Bunjaku, i vrarë më 24 shtator 2023 gjatë një sulmi terrorist në Banjska.

“Deklarimi i fundit në një medium publik të vendit nga gazetari Branislav Krstiç, që mohon rënien e heroit, është i papranueshëm dhe përbën fyerje të rëndë ndaj kujtimit të tij dhe ndaj sakrificës së heroit, rreshterit Afrim Bunjaku”.

Sindikata e Policisë përmend edhe rastin e vrasjes së rreshterit Muhamet Lika në Kaçanik, duke theksuar se tentativa e fundit për ta përfshirë në teori konspirative rreth vrasjes së tij përbën përpjekje të papranueshme për devijimin e hetimeve dhe njollosjen e figurës së tij dhe të institucionit që ai i shërbeu me nder.

Sindikata e Policisë së Kosovës përmend publikimin e menjëhershëm në media dhe rrjete sociale të emrave dhe fotografive të pjesëtarëve të policisë të përfshirë në ndonjë rast, ndërkohë që proceset hetimore nuk kanë përfunduar.

Sindikata kërkon që, nëse ndonjë zyrtar shfaqet në media pa të drejtë dhe më pas shpallet i pafajshëm, të bëhet demant publik dhe korrekt, me të njëjtin intensitet me të cilin është dhënë lajmi fillestar.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

Fishekë të fshehur në valixhen e shoferit, zbulohet municion në një autobus në Merdarë

Fishekë të fshehur në valixhen e shoferit, zbulohet municion në një autobus në Merdarë

Pas protestave për Arlindën, aktivistët paralajmërojnë presion ndaj institucioneve

Pas protestave për Arlindën, aktivistët paralajmërojnë presion ndaj institucioneve

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe tri komisione parlamentare

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe tri komisione parlamentare

Eurostat: Gati tre në katër familje në Greqi nuk kanë fëmijë

Eurostat: Gati tre në katër familje në Greqi nuk kanë fëmijë

Kolonët izraelitë i vënë flakën një shtëpie në Bregun Perëndimor, ndërsa fëmijët ndodheshin brenda

Kolonët izraelitë sulmojnë katër fshatra palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

Babai i Edon Zhegrovës krenohet me të birin që nuk e uli kokën gjatë intonimit të himnit të Izraelit

Babai i Edon Zhegrovës krenohet me të birin që nuk e uli kokën gjatë intonimit të himnit të Izraelit

Zhegrova mund të mbetet te Juventusi

Edon Zhegrova nis ndeshjen nga fillimi për Juventusin

Fishekë të fshehur në valixhen e shoferit, zbulohet municion në një autobus në Merdarë

Fishekë të fshehur në valixhen e shoferit, zbulohet municion në një autobus në Merdarë

Pas protestave për Arlindën, aktivistët paralajmërojnë presion ndaj institucioneve

Pas protestave për Arlindën, aktivistët paralajmërojnë presion ndaj institucioneve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën