Sindikata e Policisë së Kosovës përmes një peticioni dërguar në Komisionin Parlamentar për të Drejta të Njeriut, ka kërkuar përmirësimin e kushteve të punës.
Në këtë peticion dërguar në Komision, ata kanë bërë 10 kërkesa.
Ato i ka bërë të ditura anëtarja e këtij komisioni deputetja Ariana Musliu-Shoshi.
Musliu-Shoshi ka bërë të ditur se peticionin e kanë nënshkruar 5623 pjesëtarë të Policisë, e në mesin e kërkesave janë shtesa e rrezikshmërisë në punë, shtesa për punë të veçantë, klasifikimi në koeficient për stafin civil, shujta mujore, shpërblimi për fund të vitit për përformancë të mirë, tri paga përcjellëse për të pensionuarit, zbritje e përvojës së punës, sigurim shëndetësor e jetësor dhe Ligji për pensionim në Polici.
Këto janë të gjitha kërkesat e Sindikatës së Policisë së Kosovës përmes peticionit:
1. Ligji i pagave,
2. Shtesa e rrezikshmërisë në punë
3. Shtesa për punë të veçantë
4. Klasifikimi në koeficient për stafin civil
5. Shujta mujore
6. Shpërblimi pë fund vit për performancë të mirë
7. Tre paga përcjellëse për të pensionuarit
8. Zbritja e përvojës së punës nga 0.5 në 0.25 për 15 vitet e para,
9. Sigurimi shëndetësorë dhe jetësor,
10. Ligji për pensionim në Policinë e Kosovës/teve1.info/