TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sillet në sallë Leutrim Fejza, i akuzuar për vrasjen e Bekim Varit

by Tëvë1
6 muaj ago
2
A A
Sillet në sallë Leutrim Fejza, i akuzuar për vrasjen e Bekim Varit

Në Gjykatën Themelore të Ferizajt sot do të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Leutrim Fejzës, i cili akuzohet për vrasjen e Bekim Varit.

Në seancën e sotme janë të pranishëm edhe familjarë të viktimës Bekim Vari dhe të të akuzuarit Leutrim Fejza.

Bekim Vari ishte raportuar si i zhdukur më 29 janar 2025, ndërsa trupi i tij i pajetë ishte gjetur më 5 shkurt 2025 në një zonë malore të fshatit Manastirc të Ferizajt.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria, Leutrim Fejza dyshohet se e ka vrarë Bekim Varin dhe më pas e ka groposur trupin e tij.

Në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, thuhet:

“Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më datë 23 janar 2025, në intervalin kohor prej orës 18:30 – 20:06 minuta, në fshatin Pleshinë e Ulët, në pjesën malore në afërsi të rrugës ‘Rilindja’ të fshatit Manastirc – komuna Ferizaj, i pandehuri L.F., me dashje dhe në mënyrë dinake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin B.V.

Fillimisht, një ditë para ngjarjes kritike, më 22 janar 2025, i pandehuri së bashku me të ndjerin kishin vendosur që të shkonin në një vilë në malet e fshatit Burrnik – komuna Ferizaj, ku edhe më parë kishin qenë. Pas furnizimit me ushqim, rreth orës 16:00, i pandehuri me një person të paidentifikuar e mori viktimën nga shtëpia e tij me një automjet të tipit kamionetë, ngjyrë të bardhë, dhe u nisën drejt vendit të quajtur ‘Te Podi’.

Rrugën deri tek vila e vazhduan në këmbë nëpër mal, ku qëndruan deri të nesërmen pasdite. Më pas, nëpër malet e fshatit Pleshinë, ata u nisën për t’u kthyer në shtëpi, por për shkaqe të panjohura devijuan rrugën dhe morën drejtimin për në fshatin Manastirc. Aty, për motive ende të panjohura, i pandehuri e privoi nga jeta viktimën duke e qëlluar në kokë me armën që e kishte me vete – një pushkë gjysmë automatike të tipit kallashnikov – duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, siç është konstatuar në raportin e autopsisë.

Pas vrasjes, trupi i viktimës u mbulua me dhe, drunj dhe dushkë. Më 5 shkurt 2025, trupi i pajetë i të ndjerit u gjet nga disa qytetarë. Me këtë, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’, nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

Tags: FerizajGjykata ThemelorePrishtinesencaTeve1Vrasje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Deputetja britanike: E gabuar që SHBA-ja e BE-ja vendosën të kritikonin Kosovën

Serbisë mund t’i shkurtohet fondet, Kearns: Brukseli po zgjohet

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

​Kurti reagon pas suksesit historik të Kosovës në futboll

Kurti uron Pashkët Ortodokse, bën thirrje për besim, mirësi dhe përkushtim

Dialogu i ngrirë – shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

Dialogu i ngrirë – shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Deputetja britanike: E gabuar që SHBA-ja e BE-ja vendosën të kritikonin Kosovën

Serbisë mund t’i shkurtohet fondet, Kearns: Brukseli po zgjohet

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

Muriqi legjendë e Mallorcas, thyen rekordin e Eto’os

Valëzat në Danub

Valëzat në Danub

​Drita mposhtë Ferizajn në Superligë, I afrohet titullit

​Drita mposhtë Ferizajn në Superligë, I afrohet titullit

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

​Kurti reagon pas suksesit historik të Kosovës në futboll

Kurti uron Pashkët Ortodokse, bën thirrje për besim, mirësi dhe përkushtim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën