TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sigurohen dhjetë pompa insulinike për fëmijët me diabet në Pediatri

Dhjetë pompa insulinike për fëmijët me diabet që po trajtohen në Pediatri dhe materialet shpenzuese për një vit për këtë klinikë u siguruan të enjten nga AMC dhe Korporata Rugova. Donacioni thuhet të jetë jetik për fëmijët me diabet të tipit 1.

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
1 0
A A

Rreth 500 fëmijë me diabet po trajtohen në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.

Por nevojat e tyre nuk janë plotësisht të mbuluara.

E me qëllim evokimin për përmirësimin e trajtimit të fëmijëve me diabet, në këtë klinikë u mblodhën mjekë të shumtë, përfaqësues të AMC e organizata të tjera ndihmëse.

Kjo pasi për dhjetë fëmijë, të enjten u siguruan pompa insulinike.

Ndërsa ky donacion kap vlerën e 33 mijë eurove.

“Këto pompa të insulinës kanë një rëndësi të veçantë për arsye se dozimi i insulinës të cilët personat e prekur me këtë sëmundje e marrin është sa më i saktë dozimi i tyre dhe mënyra e përdorimit është më e lehtë, poashtu edhe jeta e tyre do të jetë shumë më e lehtë në të ardhmen”, ka deklaruar drejtoresha e Klinikë së Pedriatrisë, Violeta Grajqevci-Uka.

Por përveç kësaj, u dhuruan edhe materialet shpenzuese për një vit në Pediatri.

“Me dhurimin e sulfaktantit ndër vite ka ngritur vetëdijen dhe  ka evokuar që ky medikament të futet në listën e barnave esenciale. Pikërisht këtë po mundohemi ta bëjmë edhe me medikamente të diabetit”, ka thënë Rina Demiri nga AMC.

E ky donacion u mirëprit nga reparti i endokrinologjisë.

“Është gjithashtu një shenjë e solidaritetit dhe përkushtimit për të krijuar një sistem shëndetësor më të barabartë, më të përparuar”, ka deklaruar drejtoresha e Endokrinologjisë, Merita Emini-Sadiku.

“Do të jenë shumë të dobishme në menaxhimin e diabetit dhe janë një dhuratë e jashtëzakonshme për fëmijët”.

Por më së shumti nga e gjithë kjo u gëzua pacientja që do përfitojë një pompë të insulinës.

“Veç du me ju falenderu shumë se pompa insulinike është shpëtim për mu, se jam fëmijë shumë aktiv dhe veç du me ju falenderu”, tha pacientja, Jara.

Në kuadër të këtij aktiviteti, u përurua edhe ‘’Dhoma Rekreative’’ në Klinikën Pediatrike.

Sipas të dhënave në këtë klinikë, në Kosovë janë regjistruar 2 mijë e 455 persona të diagnostifikuar me diabet të Tipit 1, të varur nga insulina.

Ndërsa çdo vit, rreth 40 foshnja lindin me diabet tip 1 dhe trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ky donacion është rezultat i fushatës “Diabeti nuk ndalon ëndrrat”, e realizuar në partneritet me Korporatën Rugove, si donatorin kryesor të kësaj fushate, dhe me mbështetjen e z. Burbuqe Pacarada, e cila përmes iniciativës së skydiving “Deri në Qiell për Nëna dhe Fëmijë” mblodhi fonde për këtë kauzë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Edhe sonte protestë në Prishtinë për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

Edhe sonte protestë në Prishtinë për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

Sot mot i freskët, temperaturat maksimale deri në 24 gradë celsius

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Gjendet i vdekur një burrë në Pejë, policia jep detaje

Gjendet i vdekur një burrë në Pejë, policia jep detaje

Pamje nga shtëpia në Demiraj të Gjilanit ku u gjetën të pajetë një 27-vjeçar dhe foshnja e tij

Arrestohet babai i 27-vjeçarit që u gjet i vdekur bashkë me foshnjën e tij në Demiraj të Gjilanit

Edhe sonte protestë në Prishtinë për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

Edhe sonte protestë në Prishtinë për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

Arrestohet një nga oficerët më të fuqishëm të policisë në Serbi

Arrestohet një nga oficerët më të fuqishëm të policisë në Serbi

Vuçiq e lavdëron Republikën Serbe: Po e pengon njohjen e Kosovës nga Bosnja e Hercegovina

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq

Sot mot i freskët, temperaturat maksimale deri në 24 gradë celsius

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Gjendet i vdekur një burrë në Pejë, policia jep detaje

Gjendet i vdekur një burrë në Pejë, policia jep detaje

Ylli shqiptar merr vlerësime maksimale në Turqi pas tri asisteve në një ndeshje

Muçi protagonist te Trabzonspori, shënon gol dhe asiston në fitoren ndaj Gaziantepit

Kriza kushtetuese në Poloni thellohet, Tusk: Nuk do të ketë kompromis për reformën në drejtësi

Kriza kushtetuese në Poloni thellohet, Tusk: Nuk do të ketë kompromis për reformën në drejtësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën