TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Sigurimi i grupit të gjakut Rh negativ, telash i kamotshëm

nga TËVË 1
1 vit më parë
0
A A
​355 vjet nga transfuzioni i parë i gjakut

Rritja e numrit të aksidenteve, traumave, sëmundjeve malinje dhe atyre kronike ka ndikuar që gjithnjë e më shumë të rritet kërkesa për furnizim me gjak nga Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzion të Gjakut (QKKTGJ).

Klinikat në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe ato private po operojnë me rezervat e gjakut që sigurohen nga kjo qendër. Derisa, Shërbimi Emergjent është ai që ka më së shumti nevojë të furnizohet me doza të gjakut, për shkak të rasteve që trajtohen aty.

Gjatë vitit të kaluar, dhurimi i gjakut nga mbi 30 mijë persona, ka qenë arsyeja e shpëtimit të mijërave jetëve.

Pavarësisht vullnetarëve të shumtë për ta bërë këtë akt që konsiderohet të jetë human, ndodhë që familjarët e pacientëve detyrohen të kërkojnë doza gjaku, për shkak se grupi Rh negativ konsiderohet të jetë më i rralli.

Kështu thotë kryeudhëheqësja e Departamentit për Dhurim të Gjakut në QKKTGJ, Safete Maliqi-Qorrmehmeti, derisa potencon se ndonjëherë mund të kenë telashe më rezervat e grupit të gjakut Rh negativ, ngase sipas saj, personat me këtë grup gjaku janë me përqindje më të ulët.

Përkundër kësaj, ajo thotë se qytetarët nuk duhet të shqetësohen, sepse kjo qendër angazhohet vazhdimisht për të mbuluar të gjitha kërkesat.

Shefja e këtij departamenti tha se aktualisht gjendja me rezervat e gjakut është e mirë, derisa thekson se kërkesat nga klinikat për furnizim me gjak janë në rritje, për shkak të shtimit të rasteve të cilat kanë nevojë për trajtim me gjak dhe produktet e tij.

Ajo potencon se në fillim të vitit kalendarik bëhet hartimi i planprogramit për dhurimin e gjakut dhe në bazë të tij bashkëpunojnë me strukturat shëndetësore, përgjegjësit e institucioneve dhe qytetarët të cilët i përgjigjen në mënyrë pozitive dhurimit të gjakut.

Përveç këtyre, Maliqi-Qorrmehmeti e quan inkurajues faktin që ka pasur rritje të vullnetarëve për dhurimin e gjakut, derisa tregon se gjatë vitit të kaluar, rreth 32 mijë persona kanë shprehur dëshirën për të dhuruar gjak.

Ajo thotë se të dy gjinitë janë të përfshirë në këtë akt human, derisa potencon se ka raste ku e tërë familja dhurojnë gjak.

“Është inkurajuese sivjet statistikat tregojnë se kemi pasur një rritje të dhurimit vullnetar, kur e dimë botërisht që dalja nga një pandemi e cila në kohën e pandemisë kishim të sfiduar jo vetëm ne si qendër kombëtare, por të gjitha klinikat”, thotë Maliqi-Qorrmehmeti për KP.

Dhurimi i një doze gjaku zgjat 5 deri në 15 minuta. Ndërkaq, çdo person i cili gëzon shëndet të mirë, peshon 50 kg e lart dhe ka moshën 18 – 60 vjeç, mund të dhurojë gjak.

Përjashtim të përhershëm nga dhurimi i gjakut bëjnë individët që kanë, sëmundje kardiovaskulare, sëmundje infektive si (Hepatit viral B, C, TBC, HIV, Sifiliz), që kanë kryer transplante, kanë diabet insulinovartë, sëmundje autoimune, tumore malinje, epilepsi, sjellje seksuale me rrezik të madh infektimi, si dhe përdoruesit e alkoolit dhe drogës.

Sasia maksimale e gjakut të marrë sipas ligjit në fuqi për secilin dhurues është 450ml (±10%).

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që të kontrollohen të gjitha dhurimet e gjakut për infeksione përpara se të përdoren.

Tags: grupi i gjakut Rh negativQKUKSafete Maliqi-Qorrmehmeti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pozhari: Prania e FSK-së në veri do të bëhet e zakonshme, situata ka ndryshuar

Pozhari: Prania e FSK-së në veri do të bëhet e zakonshme, situata ka ndryshuar

Ambasada Gjermane: Thellësisht të shqetësuar me përpjekjet për të politizuar dislokimin e sotëm të FSK-së

Ambasada Gjermane: Thellësisht të shqetësuar me përpjekjet për të politizuar dislokimin e sotëm të FSK-së

A do ta pranonte VV-ja një aktgjykim të Kushtetueses për votim të hapur?- flet Arjeta Fejza

A do ta pranonte VV-ja një aktgjykim të Kushtetueses për votim të hapur?- flet Arjeta Fejza

Shkuarja e FSK-së në Veri – Sukses apo thjesht detyrë?

Drita publikon formacionin zyrtar ndaj Copenhagenit

Masakra në Gaza vazhdon: 81 të vrarë sot, mbi 60,000 që nga fillimi i luftës

Masakra në Gaza vazhdon: 81 të vrarë sot, mbi 60,000 që nga fillimi i luftës

A do ta pranonte VV-ja një aktgjykim të Kushtetueses për votim të hapur?- flet Arjeta Fejza

A do ta pranonte VV-ja një aktgjykim të Kushtetueses për votim të hapur?- flet Arjeta Fejza

Koloni izraelit vret pjesëmarrësin në filmin fitues të çmimit Oscar në Bregun Perëndimor

Koloni izraelit vret pjesëmarrësin në filmin fitues të çmimit Oscar në Bregun Perëndimor

Shkuarja e FSK-së në Veri – Sukses apo thjesht detyrë?

Shkuarja e FSK-së në Veri – Sukses apo thjesht detyrë?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X