Siguria publike në Kosovë vlerësohet të jetë e kënaqshme. Njohës të Janë pamje të një të riu në qytetin e Podujevës.
Ai u pa në qendër të qytetit me një kallashnikov në duar.
Raste të ngjashme ku siguria publike u rrezikua, pati shpesh kohëve të fundit.
Megjithatë një ish-epror policie, vlerëson se në përgjithësi siguria publike është në nivel të kënaqshëm.
“Është me rëndësi të vetëdijesohet qytetari, ne po kemi ngritje për çdo vit të konfiskimeve të armëv, ajo është punë e mirë e Policisë, dmth pse gjejnë Policia armë më shumë është puna, bashkëpunimi mes qytetarëve dhe policëve në disa raste edhe vet qytetarët që dorëzojnë armët. Është fatkeqësi e madhe që janë në disa raste kur disa qytetarë i kanë armët të cilat edhe i keqpërdorin. Është fatkeqësi e madhe me dal dikush me një armë në qytet dhe me dalë lirshëm”, thotë Qazim Reka-major në pension.
Majori në pension, Qazim Reka thotë se Policia ka mekanizma mjaftueshëm për ofrim të sigurisë.
“Policët në lagje tani kanë detyrën kryesore lidhur me armë, ata duhet të jenë ura mes qytetarëve dhe Policisë të cilët do t’i lajmërojnë, të cilët do t’i njoftojnë Policinë me ata njerëz që janë problematikë, me ata njerëz që munden me pasë armë, janë edhe masa tjera sikur ‘Lajmëro Policinë’ që është një lidhje e drejtpërdrejt me qytetarët dhe lidhje e sigurtë”, thotë ai.
Mendim të njëjtë ndajnë edhe në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë.
“Kjo nuk do të thotë që këto raste nuk duhet të eliminohen, mendoj që institucionet e sigurisë duhet t’a rrisin prezencën në komunitet, mendoj se institucionet veçse kanë bërë njëfarë reformimi që janë duke dashtë me qenë sidomos Policia më pranë qytetarit që kjo ndikon me identifiku hershëm problemet”, shprehet Mentor Vrajolli nga QKSS.
Vrajolli thekson se duhet pasur një qasje më të mirë ndaj atyre që dorëzojnë armë në Polici.
“Që nga paslufta është përmend se janë diku 300 mijë armë pa leje dhe numri përafërsisht ka mbet aty, amnisti që janë bë në të kaluarën nuk është se kanë bërë ndonjë ndryshim masiv të këtyre numrave, kështu që mendoj që iniciativa duhet të jetë e vazhdueshme që qytetarët që janë bindë që nuk ka interes në mbajtje të armës të mund t’a dorëzojnë atë pa pasë ndonjë konsekuencë”, shprehet ai.
Policia në raportin për vitin 2025 ka vënë në pah se ka pasur ngritje të veprave penale.
Aty thuhet se edhe numri i armëve e municionit të konfiskuar është rritur.



