TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sigal Prishtina fiton ngusht ndaj Trepçës

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Sigal Prishtina triumfon në Prizren

Sigal Prishtina e ka mposhtur Trepçën me rezultatin e ngushtë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll.

Në fakt, Prishtina kishte epërsi mbi 20 pikë ndaj Trepçës në fillim të takimit por fitoren e siguroi në sekondat e fundit, falë gjuajtjeve të lira që i realizoi qendra Rashid Mahalbashiq.

Trepça e pati aksionin e fundit, por amerikani Tekele Cotton nuk ishte i saktë në tentimin për tri pikë dhe kështu fitorja i takoi Prishtinës.

Duelin e luajtur të mërkurën mbrëma në palestrën “1 Tetori” në kryeqytet, Prishtina e fitoi me shifrat 67:65.

Me epërsi prej dy pikëve, Prishtina udhëton në Mitrovicë në tentim për ta siguruar finalen, pasi do të luaj edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Trepçës.

Sigal Prishtina e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e mbyllur çerekun e parë me shifrat 25:3.

Tre çerekët në vazhdim i takuan Trepçës, e cila barazoi rezultatin 65:65 në fund por nuk arriti ta mposht Prishtinën.

Qendra Mahalbashiq me 13 pikë e po aq kërcime udhëhoqi Prishtinën drejt fitores, ndërsa me lojë të mirë u veçuan edhe Josh Nzeakor (19 pikë) e Ricky Tarrant (14 pikë).

Te Trepça, më efikasi ishte Drilon Hajrizi me 21 pikë të shënuara dhe 12 kërcime.

ShareTweet

Postime të ngjashme

A ju mohua Kosovës penalltia në ndeshjen kundër Sllovakisë, sipas Hajdarit

A ju mohua Kosovës penalltia në ndeshjen kundër Sllovakisë, sipas Hajdarit

Dellova: Ndeshjen e filluam me stres, por gjetëm forcën dhe u rikthyem

Dellova: Ndeshjen e filluam me stres, por gjetëm forcën dhe u rikthyem

Shqipëria humb në Varshavë, shuhet ëndrra për Kupën e Botës

Shqipëria humb në Varshavë, shuhet ëndrra për Kupën e Botës

Shqipëria mposhtet në Poloni

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

“InfoNata” 26.03.2026

“InfoNata” 26.03.2026

Kurti:  Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Kurti: Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Shqipëria humb në Varshavë, shuhet ëndrra për Kupën e Botës

Shqipëria humb në Varshavë, shuhet ëndrra për Kupën e Botës

Shqipëria mposhtet në Poloni

Shqipëria mposhtet në Poloni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën