TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Si u vra e reja shqiptare nga mjekët serbë në QKUK?

Me 19 shtator të vitit 1998, Valentina Maloku u plagos nga një snajperist serb. Pas kësaj e reja nga Plloqiça e Malishevës u transferua në QKUK, ku në vend të mjekimit u përball me maltretimet dhe torturat e mjekëve serbë. Gjatë gjithë kohës më të ishte nëna e saj, Zylë Maloku. Ekskluzivisht për Tëvë1, ajo rrëfen për tmerrin që e përjetoi e bija, Valentina, brenda hapësirave të spitalit të Prishtinë.

nga Fidan Zejnullahu
12 Gusht, 2023
0
A A
Si u vra e reja shqiptare nga mjekët serbë në QKUK?

Ishte fëmija më i vogël i shtëpisë.

Por, nga gjashtë fëmijët e familjes Maloku, Valentina e kishte fatin më të trishtë.

19-vjeçarja u plagos nga një snajperist serb, me 19 gusht të vitit ‘98, në Plloqicë të Malishevës.

Nëna e Valentinës, Zylë Maloku, rrëfen për momentet kur e bija u transportua në klinikat e improvizuara ushtarake.

“E ka rrok plumbi, unë kam qenë e shtrirë në traktor prej tensionit të lart. E kanë çuar në Gradicë, kur kemi shkuar më pa me dhëndrin ish kanë tu piskat, tha këqyre nënë ku jam plague unë kurrë më nuk çohem, I thash po se ka mjek këtu plot”, thotë nëna e Valentinës, Zylë Maloku.

Por, minutë pas minute, gjendja e Valentinës po përkeqësohej. Për këtë, ajo u transferua  në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Këtu, për studenten e historisë, në vend të mjekimit, filluan torturat e maltretimet nga mjekët serbë.

“Ai (mjeku) doli e mori, e fotografoi e tu bërtit e tu i ra çikës, I tha je kanë UÇK. I thash mos i bjer cikës, e ai m ra edhe mu”, thotë nëna e Valentinës.

Por, edhe plagosja e Valentinës duket se kishte një shkas.

Babai, Limani, që tani vuan nga demenca dhe vëllai, Agroni, i ishin bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prandaj, Valentina e shtrirë në spital dhe e lidhur për radiatorëve kishte dëgjuar edhe disa nga bisedat e policëve serbë.

E për nënën kishte një porosi.

“Nënë baci e Agroni mos të vijnë me më pa, I ka dëgju tu fol”.

E pak kohë nga kjo bisedë Valentina Maloku ndërroi jetë me 5 shtator të vitit ’98, pas torturave të mjekëve dhe policëve serbë.

Por, familjes Maloku nuk ju dha asnjë raport zyrtar për shkaqet e vdekjes të bijës së tyre.

Për këtë arsye edhe tërheqja e trupit të saj nga morgu i Prishtinës ishte i vështirë.

Kjo u mundësua vetëm më ndihmën e aktivistes për të drejtat e njeriut, Flora Brovinës dhe ish-veprimtari të çështjes kombëtare, Nebih Balaj.

Ky i fundit tregon fjalët që ja tha babai i Valentinës, Limani, kur ia dorëzoi trupin e pajetë të vajzës.

“Më ka than kur e ke pru atje sikur me martu Valentinën, do të thotë kena mujt me marrë e nuk ka humb trupi si i shumë të tjerëve”, thotë Balaj.

Por, rasti i Valentina Malokut nuk është i vetmi kur pacientët shqiptarë u rrahën e maltretuan nga personeli serbë në QKUK.

Të gjitha këto raste janë përmbledhur në këtë libër të ish-kirurgut në QKUK, Salih Krasniqi.

“10 mijë e 543 kanë qenë të pranuar nga 1 maji 98 deri me 20 qershor 99 – prej tyre 6 mijë e 144  kanë qenë shqiptarë, prej tyre kanë qenë me sëmundje, por prej tyre 1 mijë e 239 pacientë që i kam trajtuar e që në bazë të hulumtimeve kanë qenë me diagnoza të dyshimta”, thotë ish-kirurgu në QKUK, Salih Krasniqi.

Ish-kirurgu, thotë se vetë ishte dëshmitarë i keqtrajtimit të pacientëve shqiptarë në klinikat e QKUK-së.

“Ka qenë i lidhur Yll Morina  që e kanë operu gjashtë herë. Ka qenë Gjok Ndrecaj me plagë në bark e që ia hapnin varrën me automat. Ka qenë Isë Hoxha të cilit ia fiknin cigaren në trup”, tha ai.

Sipas hulumtueses dhe anëtares së bordit të drejtorëve të Shëndetit Publik, Jennifer Leaning “me shkallëzimin e luftimeve në Kosovë, sjelljet e personelit mjekësor dhe të policisë serbe ndaj pacientëve shqiptarë janë acaruar deri në atë nivel saqë lirisht mund të quhet Terrorizëm Institucional”./teve1.info/

Tags: MalisheveMjekët serbë në QKUKValentina Maloku
ShareTweet

Postime të ngjashme

Përurohet tuneli i Kurrizit në Prishtinë

Përurohet tuneli i Kurrizit në Prishtinë

Transporti urban në Ferizaj, qytetarët pa pritore – Komuna premton zgjidhje

Transporti urban në Ferizaj, qytetarët pa pritore – Komuna premton zgjidhje

Deputetët synojnë komunat, ligjërisht asnjë ndalesë

Deputetët synojnë komunat, ligjërisht asnjë ndalesë

Paralajmëruar mbi 1 vit, çka u bë me rimbursimin për shishe?

Paralajmëruar mbi 1 vit, çka u bë me rimbursimin për shishe?

Përurohet tuneli i Kurrizit në Prishtinë

Përurohet tuneli i Kurrizit në Prishtinë

Incidente në Beograd në përfundim të protestës së studentëve

Incidente në Beograd në përfundim të protestës së studentëve

Palmeiras fiton duelin brazilian, kalon në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

Palmeiras fiton duelin brazilian, kalon në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

Dion Gallapeni transferohet në Poloni, te Widzew Lodz

Dion Gallapeni transferohet në Poloni, te Widzew Lodz

Amerikani Greg Gibson, trajner i ri i KB Peja

Amerikani Greg Gibson, trajner i ri i KB Peja

Transporti urban në Ferizaj, qytetarët pa pritore – Komuna premton zgjidhje

Transporti urban në Ferizaj, qytetarët pa pritore – Komuna premton zgjidhje

Deputetët synojnë komunat, ligjërisht asnjë ndalesë

Deputetët synojnë komunat, ligjërisht asnjë ndalesë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X