TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Si u organizua protesta madhështore e 1 Tetorit të vitit 1997?

Sot janë bërë 28 vjet që nga protestat studentore të vitit 1997 në Prishtinë, ku afër 30 mijë studentë e qytetarë shqiptarë, kërkuan lirimin e objekteve të institucioneve arsimore në kryeqytet, të cilat ishin uzurpuar nga regjimi serb. Kronika në vazhdim sjell detajet se si u organizua kjo protestë dhe cila ishte jehona e saj.

by Fidan Zejnullahu
4 muaj ago
0 0
A A

Rreshtit të parë i prinë nga Lagjja Velania në Prishtinë.

Kështu rreth 30 mijë studentë shqiptarë, iu drejtuan objekteve të institucioneve arsimore në kryeqytetin e sotëm të Kosovës.

Kjo për t’i liruar këto objekte të uzurpuara nga regjimi serb.

Por, puna për organizimin e protestës studentore të 1 Tetorit të Vitit 1997-të, kishte filluar shumë më herët.
“Nga 4 shkurti kur jam zgjedh kryetar i organizatës me një platformë të qartë se do të bëjmë demonstratë. 3:05 Gjatë verës së vitit 1997 ne e kemi shfrytëzuar për të bërë takime edhe me udhëheqës të partive politike, duke përfshirë Rugovën e Demaçin dhe persona të tjerë të partive politike, të sindikatave të ndryshme të punëtorëve, profesorët që t’i ndihmojmë dhe të kërkojmë mbështetjen. Në shumë raste mbështetja ishte vetëm deklarative”, thënë Dugolli.

Në ballë të kësaj proteste, ishte edhe vet ish-kryetari i Unionit të Pavarur të Studenteve të Universitetit të Prishtinës, Bujar Dugolli.

Ky thotë se e kërkuan edhe mbështetjen e liderëve politik të asaj kohe.

Por shumë shpejt, u kontaktuan edhe nga ndërkombëtarët.

“Nga Zyra Amerikane që ishte e vendosur në Kosovë nga viti 1996, më të dëgjuar ata na kontaktuan dhe na pyesnin se cfarë duam të bëjmë dhe pse. Ne ishim të sinqertë më ta dhe u treguam strategjinë dhe që lëvizja jonë ka për qëllim si hap të parë lirimin e hapësirave universitare nga regjimi serb”,ka thënë tutje Dugolli.

Por, kërkesat e studentëve shqiptar, nuk u pritën mirë nga regjimi serb.

Dugolli kujton se si forcat serbe filluan ta përdorin dhunën për shpërndarjen e protestuesve.
“Strategjia ka qenë që të zbresim në qytet dhe të futeshim në objekte pavarësisht çmimit. Por ata gjetën strategjinë që të na rrethonin nga të gjitha anët dhe të mos na lejonin të zbresim në qytet. Dhe sic e dini rreshti jonë që ishte i shoqëruar nga shumë qytetarë u bllokua në Velani tek rruga “1 Tetori” tek ajo pjesa e transformatorëve….8:25 Ata filluan me lëviz me mjete të blinduara dhe ne e menduam që do të na shkelnin dhe ndjenjat janë si cdo të riut se po e sheh vdekjen me sy”, është shprehur Dugolli.

Por, pavarësisht se dhuna u përdor për ta ndërprerë protestë, kjo nuk arriti ta ndal edhe jehonën e saj në arenën ndërkombëtare.

“Nuk kishte ndodh asnjëherë në histori të Kosovës që një prezencë e medieve të huaja të transmetonin se çfarë po ndodh në Kosovë. Dhe skenat që u shfaqen në mediat ndërkombëtare në mbrëmje bën që të kthehen reflektorët nga Kosova”, ka theksuar Dugolli.

Në ballë të protestës, ishte edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Ky i fundit tha se kjo protestë, tha se i parapriu luftës së UÇK-së deri në çlirimin e Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KOSTT: Sistemi elektroenergjetik është stabilizuar pas reduktimeve të rrymës

KOSTT: Sistemi elektroenergjetik është stabilizuar pas reduktimeve të rrymës

Me sa vite burg mund të dënohen personat e përfshirë në parregullsitë në numërimin e votave?- Flet avokati

Me sa vite burg mund të dënohen personat e përfshirë në parregullsitë në numërimin e votave?- Flet avokati

Njësia B2 e “Kosova B” rikthehet në operim, KEK-u garanton stabilitetin e sistemit elektroenergjetik

Njësia B2 e “Kosova B” rikthehet në operim, KEK-u garanton stabilitetin e sistemit elektroenergjetik

KRU “Prishtina” thirrje qytetarëve: Përdorni ujin me kujdes, rezervat po zvogëlohen

IKSHP tregon zonat ku uji nuk rekomandohet për pije

Prishtina pëson thellë në Manhcester

Prishtina pëson nga Keila në ENBL

Ylli zyrtarizon trajnerin Olmos

Ylli zyrtarizon trajnerin Olmos

Njësia B2 e “Kosova B” rikthehet në operim, KEK-u garanton stabilitetin e sistemit elektroenergjetik

Njësia B2 e “Kosova B” rikthehet në operim, KEK-u garanton stabilitetin e sistemit elektroenergjetik

KRU “Prishtina” thirrje qytetarëve: Përdorni ujin me kujdes, rezervat po zvogëlohen

IKSHP tregon zonat ku uji nuk rekomandohet për pije

Emisioni “Këndi i Debatit” 20.01.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 20.01.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën