TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Si u arrestua në lagjen luksoze në Kosovë, personi që Suedia po e kërkonte me fletarrest ndërkombëtar?

A.B i cili po kërkohej nga Suedia përmes një fletarresti ndërkombëtar, është arrestuar në një prej lagjeve luksoze në Prishtinë. I gjithë aksioni u zhvillua në një bashkëpunim të autoriteteve kosovare dhe atyre suedeze.

by Lindrit Zejnullahu
4 muaj ago
1 0
A A

Në një nga këto shtëpi po qëndronte një person me urdhërarrest ndërkombëtar.

A.B me nënshtetësi të Suedisë po kërkohej nga ky shtet nën dyshimin për disa vepra penale.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka treguar se ai dyshohet të ketë vepruar si drejtues i një grupi kriminal, ku në bashkëkryerje ka blerë armë dhe municion me qëllim që t’i shesë.

“Gjithashtu, i njëjti dyshohet se me qëllim mashtrimi ka falsifikuar dokumente dhe ka vjedhur identitet të huaj. Lidhur me rastin, autoritetet e Kosovës kanë mbajtur kontakte dhe bashkëpunim të ngushtë me autoritetet policore të Suedisë, për arsye se i dyshuari A. B. ishte shtetas i Suedisë dhe në kërkim ndërkombëtar nga shteti në fjalë. Falë bashkëpunimit të vazhdueshëm profesional me autoritetet policore të Suedisë dhe nën autoritetin e PSRK-së, me datën 01.12.2025 është arritur të lokalizohet vendndodhja e të dyshuarit dhe arrestimi i tij”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale bashkë me policin

Po ashtu, në një komunikatë të përbashkët është bërë e ditur edhe për provat e sekuestruara gjatë këtij aksioni.

“52480 euro para të gatshme, patentë shofer suedez –me dyshim te  falsifikuare nr, 27242813 në emër te një personi tjetër, letërnjoftim suedez – me dyshim te falsifikuare nr, 2365959 ne emër te një personi tjetër, tre (3) telefona celularë, orë Rolex ngjyra e bardhe –ari, një HDD SEAGEATE P/N. 1TEAPS-500, një DVR , një veturë. Ndërsa, gjatë operacionit të parë policorë të datës 12.03.2023, gjatë kontrollit të kryer në prona/shtëpi banimi, në cilësi të provave materiale ishin sekuestruar:  njëzet (20) armë (AK-47),  njëzet (20) karikator (AK-47), dy automjete, gjashtë telefona si dhe dokumente relevante për rastin”, thuhet tutje në njoftim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e ndalimit 48 orësh ndaj të dyshuarit, ku edhe pritet kërkesa për paraburgim nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ndaj tij rëndojnë katër vepra penale si: “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal”, “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, “falsifikimi i dokumenteve” dhe “vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Turqia kalon në epërsi

Gashi: Depolitizimi, rruga drejt shqipes gjuhë zyrtare në RMV

Gashi: Depolitizimi, rruga drejt shqipes gjuhë zyrtare në RMV

Si ishte një vit e gjysmë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Afrim Gashin?

Si ishte një vit e gjysmë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Afrim Gashin?

Përfundon pa gola pjesa e parë, Kosova me disa raste shënimi

Përfundon pa gola pjesa e parë, Kosova me disa raste shënimi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën