TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Si të negocioni pagën pasi të merrni një ofertë pune?

nga Besarta Mehmeti
3 vjet më parë
0
A A
​Si të negocioni pagën pasi të merrni një ofertë pune?

Shumë prej kandidatëve nuk ndihen rehat për të diskutuar për pagën pas një negocimi për ofertën e re të punës. Kjo ndodhë veçmas nëse paga iu duket e arsyeshme, ata nuk duan të rrezikojnë mundësinë për të kërkuar më shumë.

Por, siç thekson Udhëzuesi i Pagave 2023 nga Robert Half, punësimi ka arritur ose madje ka tejkaluar nivelet para-pandemisë në shumë fusha. Për më tepër, tashmë ka një mungesë profesionistësh të aftë, gjë që po e rrit konkurrencën për talentët më të mirë dhe kështu po e rrit mesataren e pagës që punëdhënësit e ofrojnë.

Shumica e menaxherëve të punësimit do t’ju japin mundësinë të mendoni për ofertën dhe nuk do të presin një përgjigje të menjëhershme. Ju duhet ta shfrytëzoni këtë mundësi. AkademiPune i përcjell disa këshilla se si të negocioni një pagë që mund t’ju ndihmojë të arrini qëllimin tuaj.

1.Njihuni me trendet e pagave në industri

Kur filloni të negocioni për pagën në punën e re fillimisht duhet të jeni të informuar mirë për tregun. Informacioni është aleati juaj më i fortë. Nuk duhet të kërkoni asnjëherë një shumë e cila nuk korrespondon me pozitën në të cilën do të aplikoni.

2.Listoni pikat tuaja më të forta

Pasi të merrni ofertën e pagës, mos u kundërpërgjigjni automatikisht me një shifër më të lartë. Do të jeni më të suksesshëm nëse shpjegoni pse mendoni se meritoni më shumë. Theksoni pikat tuaja të forta, duke detajuar të gjitha aftësitë që i keni fituar gjatë përvojës tuaj. Përpara se të negocioni për pagën tuaj, shënoni shembuj konkretë se si aftësitë dhe përvoja juaj do të kontribuojnë në rritjen e kompanisë. Duke shfaqur pikat tuaja të forta në pozitën e re, do të krijoni një arsye të fortë se pse duhet të paguheni më shumë se oferta fillestare.

3.Kuptoni kufizimet e tyre

Ata mund t’ju pëlqejnë dhe si rrjedhojë ata mund të mendojnë se ju meritoni gjithçka që dëshironi. Por ata ende nuk kanë mundësi të ju jepin pagën që ju kërkoni. Pse? Sepse ata mund të kenë disa kufizime të hekurta, të tilla si kufijtë e pagave, që nuk lejon hapësirë për negocim. Detyra juaj është të kuptoni se ku janë fleksibël dhe ku jo. Nëse, për shembull, po flisni me një kompani të madhe që punëson 20 njerëz për të njëjtën pozitë në të njëjtën kohë, ekziston mundësia që nuk nuk mund t’ju japë një pagë më të lartë se të gjithë të tjerët. Por mund të jetë fleksibël në datat e fillimit, kohën e pushimeve dhe bonuset e nënshkrimit. Nga ana tjetër, nëse jeni duke negociuar me një kompani më të vogël që nuk ka punësuar kurrë dikë në pozitën për të cilën keni aplikuar atëherë mund të ketë vend për të rregulluar ofertën fillestare të pagës ose titullin e punës, por jo gjëra të tjera. Sa më mirë t’i kuptoni kufizimet, aq më shumë ka gjasa që të jeni në gjendje të propozoni opsione që zgjidhin problemet e të dyja palëve.

4.Mos negocioni vetëm për të negociuar

Rezistojini tundimit për të reaguar se jeni një negociator i shkëlqyer. Studentët e Masterit të Biznesit Administrativ që sapo kanë marrë lëndë mbi negociatat janë të rrënuar nga ky problem: Ata bëjnë pazare të çmendura në rastin e parë që kanë me një punëdhënës të mundshëm. Këshilla kryesore është që të negocioni gjithsesi. Por mos bëni pazare për çdo gjë të vogël. Lufta për të marrë pak më shumë mund t’i fshijë njerëzit në mënyrën e gabuar – dhe mund të kufizojë aftësinë tuaj për të negociuar me kompaninë më vonë në karrierën tuaj, kur mund të vlerësoheni më shumë dhe kjo mund të ketë më shumë rëndësi.

5.Qëndroni të interesuar

Mbani mend: Ajo që nuk është e negociueshme sot, mund të jetë e negociueshme nesër. Me kalimin e kohës, interesat dhe kufizimet ndryshojnë. Kur dikush thotë jo, ajo që ai thotë është “Jo – duke pasur parasysh rrethanat e tanishme”. Një muaj më vonë, i njëjti person mund të jetë në gjendje të bëjë diçka që nuk mund ta bënte më parë, qoftë zgjatja e afatit të ofertës ose rritja e pagës suaj. Supozoni se një shef i mundshëm refuzon kërkesën tuaj për të punuar nga shtëpia të premteve. Ndoshta kjo është për shkak se ai nuk ka fleksibilitet për këtë çështje. Por është gjithashtu e mundur që ju të mos keni krijuar ende besimin e kërkuar për ta bërë atë të ndihet rehat me atë marrëveshje. Pas gjashtë muajsh, ndoshta do të jeni në një pozicion më të mirë për ta bindur atë se do të punoni me përkushtim larg zyrës. Jini të gatshëm të vazhdoni bisedën dhe të inkurajoni të tjerët të rishikojnë çështjet që kanë mbetur të pazgjidhura dhe të paadresuara.

6.Mbani qëndrim pozitiv

Mos harroni se shumica e menaxherëve nuk i pëlqejnë as negociatat. Punëdhënësi juaj i ardhshëm nuk është kundërshtari juaj. Mbajtja e tonit tuaj pozitiv gjatë negocimit të pagave dhe përfitimeve do t’ju ndihmojë të lundroni në mënyrë më efektive në këto diskutime.

Nëse dëshironi të merrni një ofertë më të mirë të pagës fillestare, duhet ta kërkoni atë. Punëkërkuesit shumë shpesh pranojnë numrin e parë që vihet në tryezë. Por pavarësisht nëse ekonomia është e fortë apo e pasigurt, punëdhënësit janë të etur të sjellin anëtarë të ekipit me aftësi dhe ekspertizë të specializuar që mund t’i ndihmojnë ata më së shumti. Detyrat e shtëpisë, takti dhe besimi janë çelësi i suksesit tuaj në negociatat e pagave./AkademiPune

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ngjyrat perfektë për pedikyr gjatë kalimit nga vera në vjeshtë

Ngjyrat perfektë për pedikyr gjatë kalimit nga vera në vjeshtë

Tiganët e ndryshkur dhe të djegur mund të shkëlqejnë me një truk të vjetër me vetëm dy përbërës

Tiganët e ndryshkur dhe të djegur mund të shkëlqejnë me një truk të vjetër me vetëm dy përbërës

Në verë apo në dimër, kur duhet t’i lyeni flokët tuaj?!

Në verë apo në dimër, kur duhet t’i lyeni flokët tuaj?!

Këshillat që duhet të ndiqni për të përfituar sa më shumë nga stina e vjeshtës

Këshillat që duhet të ndiqni për të përfituar sa më shumë nga stina e vjeshtës

Prokuroria Speciale thotë se nuk ka pranuar asnjë raport apo informatë se gjyqtari Laban mund të jetë rrezik për sigurinë kombëtar

Prokuroria Speciale thotë se nuk ka pranuar asnjë raport apo informatë se gjyqtari Laban mund të jetë rrezik për sigurinë kombëtar

Osmani: Disa gazetarë po hetohen si bashkëpunëtorë të Radoiçiqit

“Jemi në një linjë”- Osmani për raportet me Kurtin

Krerët e shtetit bëjnë homazhe – Përkujtojnë gati 3 mijë viktimat e sulmit terrorist në SHBA

Krerët e shtetit bëjnë homazhe – Përkujtojnë gati 3 mijë viktimat e sulmit terrorist në SHBA

Osmani: Vajzat u transferuan nga shkolla publike në private për shkak të kërcënimeve e sigurisë

Osmani: Vajzat u transferuan nga shkolla publike në private për shkak të kërcënimeve e sigurisë

Aktakuza për spiunazh për Hysri Selimi

Aktakuza për spiunazh për Hysri Selimi

Smajljaj: Osmani po priqet të mbajë gjallë polarizimin me të cilin ka ardhur në pushtet

Smajljaj: Osmani po priqet të mbajë gjallë polarizimin me të cilin ka ardhur në pushtet

Frikë nga huliganët, Federata serbe kërkon ta ndërroj stadiumin për ndeshjen Serbi – Shqipëri

Frikë nga huliganët, Federata serbe kërkon ta ndërroj stadiumin për ndeshjen Serbi – Shqipëri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X