TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si të mbroheni nga infeksionet nëpër pishina?

by Tëvë1
1 vit ago
0
A A
Si të mbroheni nga infeksionet nëpër pishina?

Stina e shumëpritur e verës kërkon një vëmendje më të madhe për kujdesin ndaj shëndetit. Temperaturat e larta ju çojnë drejt destinacioneve të pushimit, det apo mal. Por, ka nga ata që zgjedhin edhe frekuentimin e shpeshtë të pishinave. Fakt është se kjo nuk vjen pa pasoja për shëndetin.

Nëse jeni frekuentues i pishinave apo parqeve ujore duhet të keni parasysh rëndësinë e mbrojtjes së shëndetit tuaj duke parandaluar infeksionet.

Pavarësisht se pjesa më e madhe e njerëzve besojnë se klori është një dezinfektues shumë i mirë për bakteret dhe arrin të na mbrojë nga kontakti me to, ju sigurojmë se klori nuk arrin t’i zhdukë të gjitha bakteret që ndodhen në ujin e pishinave. Ka baktere sot që janë shumë tolerantë ndaj klorit, të cilët shkaktojnë infeksione të rënda për trupin e njeriut. Një prej këtyre baktereve gjendet dhe në pishina. Gëlltitja e një sasie shumë të vogël nga uji i pishinës që përmban këto baktere në njerëz të caktuar, shkakton sëmundje infektive të rënda.

Bakteret e ujit përhapen duke gëlltitur ujin, si dhe duke patur kontakt me ujë të kontaminuar; si uji në pishina, liqene apo lumenj, si dhe parqet e lojrave me ujë apo shatërvanë. Bakteret e ujit sjellin një sërë problemesh në organizmin e njeriut, si sëmundjet gastrointestinale, sëmundjet e lëkurës, veshit, probleme me frymëmarrjen, sytë, probleme neurologjike etj. Rastet më të shpeshta paraqiten me diarre. Diarreja shkaktohet nga bakteri Cryptosporidium, giardia lambia apo e-coli. Të gjithë njerëzit që notojnë rregullisht apo ata që frekuentojnë pishinat në ditët e verës duhet të kenë parasysh të jenë të kujdesshëm, pasi kanë një rol kryesor në parandalimin e përhapjes së baktereve.

Si shkaktohen infeksionet e ujit?

Njerëzit që frekuentojnë pishinat kur prekin ujin, njëkohësisht prekin edhe bakteret që janë në të. Bakteret në zonën anale sjellin ndotjen e ujit dhe kjo është më e theksuar te personat që vuajnë nga diarreja. Infeksionet e pishinave gjithashtu mund të shkaktohen nga kimikatet në ujë ose kimikatet që avullojnë nga uji dhe shkaktojnë probleme të cilësisë së ajrit.

Cili është roli i klorit në pishina?

Prezenca e klorit në pishina sigurisht që eliminon bakteret që ndodhen në ujë, por koha për t’i zhdukur ato është e ngadaltë. Për të zhdukur bakteret si Crypto ose ndryshe Cryptosporidium që më së shumti gjendet në pishina, kërkojnë kohë më të gjatë për t’u eliminuar. Parazitët e Cryptosporidium janë një nga shkaqet më të zakonshme të diarresë infektive tek njerëzit, sepse ato nuk mund të zhduken lehtë nga klori dhe mund të mbijetojnë deri në 10 ditë në ujë, edhe në ujë të trajtuar sipas standarteve./albinfo.ch

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mos debatoni me të paditurit – këto tri fjali ju nxjerrin gjithmonë fitues

Mos debatoni me të paditurit – këto tri fjali ju nxjerrin gjithmonë fitues

Tokio në vendin e parë për lagjet “më cool në botë”, kjo top-lista

Tokio në vendin e parë për lagjet “më cool në botë”, kjo top-lista

9 përfitimet e një dushi të ftohtë, sipas ekspertëve

9 përfitimet e një dushi të ftohtë, sipas ekspertëve

Veshjet më të bukura nga Java e Modës në Londër

Veshjet më të bukura nga Java e Modës në Londër

Sami Lushtaku: Mbështetja e qytetarëve na jep forcë për fitoren e 12 tetorit

Sami Lushtaku: Mbështetja e qytetarëve na jep forcë për fitoren e 12 tetorit

Uran Ismaili prezanton planin për Matiçanin: Zgjidhje reale për problemet e përditshme

Uran Ismaili prezanton planin për Matiçanin: Zgjidhje reale për problemet e përditshme

Imri Ahmeti: Banorët e Bregut të Zi treguan besimin për një Lipjan më të zhvilluar

Imri Ahmeti: Banorët e Bregut të Zi treguan besimin për një Lipjan më të zhvilluar

Pse ndodh ankthi i vjeshtës dhe si ta përballoni?

Pse ndodh ankthi i vjeshtës dhe si ta përballoni?

Totaj: Puna e mirë në 4 vjet është garanci për projekte të mëdha në mandatin e dytë

Totaj: Puna e mirë në 4 vjet është garanci për projekte të mëdha në mandatin e dytë

Rahimaj prezanton programin me gjashtë shtylla: Prioritet arsimi, shëndetësia dhe përkrahja e fermerëve

Rahimaj prezanton programin me gjashtë shtylla: Prioritet arsimi, shëndetësia dhe përkrahja e fermerëve

Zhegrova pati gjashtë driblime për gjysmë ore, te Juventusi vlerësohet lartë

Zhegrova pati gjashtë driblime për gjysmë ore, te Juventusi vlerësohet lartë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën