TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si të identifikoni sipmtomat e goditjes në tru edhe tek të rinjtë

by Tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Si të identifikoni sipmtomat e goditjes në tru edhe tek të rinjtë

E vërteta është se goditjet në tru dhe simptomat e ngjashme me të mund të ndodhin në çdo moshë.

Fakti që dikush i ri në moshë mund të përjetojë diçka të tillë është tronditës sepse goditjet në tru ndodhin më shpesh tek individët në moshë.

Mirëpo realiteti është se 15% e goditjeve prekin ata midis moshës 18 dhe 55 vjeç dhe këto raste mund të jenë në rritje.

AgroWeb.org ju njeh më shkaqet, siptomat dhe disa këshilla për parandalimin e goditjes në tru.

Goditja në tru ndodh kur ka një ndërprerje të papritur të rrjedhjes së gjakut për shkak të një dëmtimi.

Ekzistojnë dy lloje kryesore të goditjes në tru: goditjet ishemike dhe hemorragjia celebrale.

Goditja ishemike është lloji më i zakonshëm i goditjes në tru që ndodh kur gjaku i mpiksur bllokon rrjedhjen e gjakut dhe oksigjenit në tru.

Bllokimi ndodh kur një arterie ngushtohet së tepërmi dhe gjaku nuk mund të rrjedhë lirshëm nëpër të.

Lloji i dytë është hemorragjia celebrale dhe është më pak të zakonshme.

Ekzistojnë gjithashtu edhe dy lloje të hemorragjisë celebrale.

Hemorragjia intracerebrale, që ndodh kur një arterie në tru shpërthen dhe hemorragjia subaraknoidale, kur gjakderdhja ndodh rreth sipërfaqes së trurit.

Gjaku që rrjedh mund të ushtrojë presion mbi qelizat e trurit, gjë që mund t’i dëmtojë ato.

Në të gjitha rastet shkaqet kryesore janë konsumi i duhanit, presioni i lartë i gjakut, obeziteti, kolesteroli i lartë, diabeti dhe alkooli.

Ekziston edhe ajo që njihet si goditje ishemie kalimtare ose e lehtë, që ndodh kur furnizimi me gjak në tru ndërpritet përkohësisht.

Megjithëse simptomat e goditjes ishemike kalimtare imitojnë goditjet akute, mjekët thonë se të gjitha shenjat duhet të merren seriozisht dhe të vlerësohen nga një mjek profesionist.

Kjo sepse një goditje e lehtë ishemie mund të jetë një shenjë paralajmëruese për një goditje më serioze në të ardhmen.

Të jesh në gjendje të identifikosh herët një goditje ose simptoma të ngjashme me të mund të shmangë çdo dëmtim të trurit.

Kjo është arsyeja pse ekspertët i nxisin njerëzit të mbajnë mend këto simptoma:

Vështirësi për të qëndruar në këmbë

Vështirësi në shikim

Mpirje në njërën anë të fytyrës

Dobësi ose mpirje në njërën anë të trupit

Vështirësi në të folur

Simptomat janë të ndryshueshme nga një njeri tek tjetri, në varësi të zonës së prekur.

Mënyra më e mirë për t’u kujdesur për shëndetin e trurit tuaj është sigurisht të ushqeheni shëndetshëm.

Reduktoni ushqimet me shumë kripë dhe ushqimet e përpunuara.

Konsumoni më tepër fruta, perime dhe proteina.

Këshillohet kontrolli i vazhdueshëm, sidomos nëse keni raste të ngjashme në familje, i presionit të gjakut, sheqerit dhe kolesterolit.

Hiqni dorë nga aklooli dhe duhani, dy vrasës të ngadaltë të shëndetit

ShareTweet

Postime të ngjashme

Katër perimet më të mira të dimrit

Katër perimet më të mira të dimrit

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

Gështenja mund të ndihmojë zemrën, tretjen dhe humbjen e peshës

Gështenja mund të ndihmojë zemrën, tretjen dhe humbjen e peshës

IKShPK: 180 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve ishin të pavaksinuar

Rriten rastet me fruth në Kosovë, mbi 95% e të prekurve janë të pavaksinuar

Spahiu: Nëse më pranojnë, do të takohem edhe me Listën Studentore në Serbi, ashtu siç u takova me Gjuriqin

Spahiu: Nëse më pranojnë, do të takohem edhe me Listën Studentore në Serbi, ashtu siç u takova me Gjuriqin

Spahiu: Një Serbi e udhëhequr nga studentët do të jetë më problematike për Kosovën, por nuk do të sulmohemi ushtarakisht

Spahiu: Një Serbi e udhëhequr nga studentët do të jetë më problematike për Kosovën, por nuk do të sulmohemi ushtarakisht

Spahiu: Protestat për Arlindën po marrin konotacion anti-Albin, duhet të kërkohet së pari dorëheqja e kryetarit të Pejës

Spahiu: Protestat për Arlindën po marrin konotacion anti-Albin, duhet të kërkohet së pari dorëheqja e kryetarit të Pejës

KFOR-i dhe ambasadori italian diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin në Kosovë

KFOR-i dhe ambasadori italian diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin në Kosovë

Qollaku për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk ka dështuar shteti, por zyrtarë të institucioneve

Qollaku për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk ka dështuar shteti, por zyrtarë të institucioneve

PSG fiton thellë ndaj Le Havren

PSG fiton thellë ndaj Le Havren

Hasani: Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare, janë 155 raste me rrezikshmëri të lartë në Kosovë

Hasani: Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare, janë 155 raste me rrezikshmëri të lartë në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën