TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si të eliminoni mykun në mënyrë natyrale në shtëpinë tuaj

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Si të eliminoni mykun në mënyrë natyrale në shtëpinë tuaj

Myku, sidomos ai që vjen prej lagështisë, është jo vetëm një problem shtëpiak por edhe një kërcënim për shëndetin.

Sipas ekspertëve, myku mund të shkaktojë bllokim të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, tështima, kollë, infeksion të rrugëve të frymëmarrjes.

Më keq akoma, sipas informacioneve të AgroWeb.org, myku mund të përkeqësojë simptomat e azmës dhe të alergjive.

Ekspertët thonë se njerëzit me një sistem të dobët imunitar, ata që vuajnë nga azma, alergjitë, sëmundjet e mushkërive janë një shënjestër më e lehtë e problemeve që shkakton myku.

Si mund të parandalohet myku

Myku është një problem që duhet parandaluar dhe eliminuar.

Këtë mund ta bëni nëpërmjet disa mënyrave të rekomanduara nga AgroWeb.org

Rregulloni cdo rrjedhje të mundshme uji

Rrjedhjet nëpër tuba, lavamanë apo dritare shkaktojnë një akumulim të rrezikshëm të ujit.

Nëse ky i fundit akumulohet në vende që arrihen me vështirësi ose janë jashtë fushëpamjes suaj, atëherë në atë vend do të lulëzojë myku.

Ajrosja Është e nevojshme

Ajrosja e hapësirave të brendshme  dhe tharja është thelbësore për parandalimin e mykut.

Kjo është dyfish më e rëndësishme për zonën e tualetit kur bëni dush, në kuzhinë ku gatuani dhe në përdorimin e lavatriçes ose larëses së enëve.

Kujdes me izolimin

Pllakat dhe tubacionet duhet të kenë një izolim të mirë që të parandalohet rrjedhja dhe lagështia në zonën e banjës, dushit apo lavamanët.

Rrobat duhen tharë

Sigurohuni që peshqirët, tapetët e banjës dhe pecetat e enëve të jenë plotësisht të thara dhe jo me lagështi.

A mund të zhduket myku me një zbardhues

Amvisat janë shpesh përdoruese të shpeshta të zbardhuesve.

Këto solucione janë shumë përdorimëshe por kundër mykut nuk vlejnë.

Zbardhuesi mund të eliminojë mykun në sipërfaqe por jo në brendëësi.

Përmë tepër, zbardhuesi gërryen çdo material dhe mund t’ju dëmtojë mushkëritë.

Si të eliminoni mykun në mënyrë natyrale.

Disa prej mënyrave më natyrale për pastrimin e mykut janë më poshtë të listuara nga AgroWeb.org:

Uthulla

Uthulla duhet përdorur gjithmonë e tretur në ujë.

Në rastin e mykut në sipërfaqe të ndryshme duhet të përdorni tretësirë prej 80 përqind uthull dhe 20 përqind ujë dhe një leckë prej mikrofibre

Në rastin e mykut në rroba duhet të përdorni një tretësirë prej 50 përqind uthull dhe 50 përqind ujë.

Rrobat duhen lënë gjatë gjithë natës në këtë solucion dhe më pas  duhen shpëlarë.

Uji i oksigjenuar

Uji i oksigjenuar është një alternativë e shkëlqyer kundrejt zbardhuesve të tjerë.

Ai kushton pak, nuk është toksik dhe nuk lë mbetje toksike

Soda e Bukës

Soda e bukës është një zgjedhje e sigurt edhe nëse përdoret pranë fëmijëve.

Në një shishe spërkatëse të mbushur me ujë ose me një përzierje gjysëm me ujë e gjysëm me uthull, shtoni një çerek luge gjelle me sodë buke.

Tundeni shishen deri sa soda e bukës të tretet dhe më pas spërkateni tretësirën në sipërfaqen me myk.

Pas gjysëm ore fërkojeni me furçë ose leckë./AgroWeb.org

ShareTweet

Postime të ngjashme

9 vendet më të ndotura të shtëpisë! Çfarë duhet të bëni?

9 vendet më të ndotura të shtëpisë! Çfarë duhet të bëni?

Ndihesh i stresuar? Pesë mënyra për ta menaxhuar

Ndihesh i stresuar? Pesë mënyra për ta menaxhuar

Ja çfarë do të thotë simboli i trekëndëshit në etiketat e veshjeve

Ja çfarë do të thotë simboli i trekëndëshit në etiketat e veshjeve

Noti nuk është vetëm një aktivitet argëtues, por vjen me këto përfitime shëndetësore

Noti nuk është vetëm një aktivitet argëtues, por vjen me këto përfitime shëndetësore

“Matrix”- 22.09.2025

“Matrix”- 22.09.2025

Arrestimet në Vushtrri – Katër anëtarët e familjes Gërbeshi dalin para Gjykatës

Arrestimet në Vushtrri – Katër anëtarët e familjes Gërbeshi dalin para Gjykatës

Pineles: Dëshmia e James Rubin mund të minojë teorinë e prokurorisë kundër Thaçit në Hagë

Pineles: Dëshmia e James Rubin mund të minojë teorinë e prokurorisë kundër Thaçit në Hagë

Sekuestrohen armë në Brezovicë, i dyshuari ende në arrati

Sekuestrohen armë në Brezovicë, i dyshuari ende në arrati

Rrokulliset traktori në bjeshkët i Istogut, lëndohet një person

Rrokulliset traktori në bjeshkët i Istogut, lëndohet një person

Kurti kujton katër dëshmorët e UÇK-së në 27-vjetorin e rënies

Kurti kujton katër dëshmorët e UÇK-së në 27-vjetorin e rënies

Presidentja Osmani viziton bashkatdhetarët : Mërgata jonë në Amerikë ka shkruar një kapitull të ndritshëm

Presidentja Osmani viziton bashkatdhetarët : Mërgata jonë në Amerikë ka shkruar një kapitull të ndritshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën