TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Si të blini bileta avioni me çmimet më të ulëta

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
​Si të blini bileta avioni me çmimet më të ulëta

Kemi krijuar përshtypjen sikur sa më parë ta presim biletën e avionit për diku, aq më lirë do ta kemi. Pas pandemisë, blerja e biletave të avionit me çmim të volitshëm është bërë e vështirë.

Por ndërkohë që nuk ka ndonjë sekret apo formulë perfekte për të kursyer para, ka disa mënyra për të gjetur ofertat më të mira. Një studim i fundit i publikuar nga “Expedia”, Air Travel Hacks 2023, tregon se cila është dita më e mirë për të rezervuar dhe tregon se kur është koha për të rezervuar fluturimet brenda një vendi në krahasim me fluturimet ndërkombëtare dhe gjithashtu cila është dita më e mirë për t’u kthyer dhe kursyer.

Dita më e mirë për bileta ajrore

Shumë besojnë se fluturimet duhet të rezervohen për në mes të javës, por të dhënat tregojnë se fundjava është në fakt koha më e përshtatshme. Në veçanti, të dielave. Studimi zbuloi se udhëtarët që rezervojnë të dielave dhe jo të premteve priren të kursejnë mesatarisht rreth 5% në fluturimet e brendshme dhe 15% në fluturimet ndërkombëtare.

Nisja dhe kthimi, më mirë në mes të javës

Dita më e mirë për të fluturuar dhe për të kursyer para është e mërkura. Sipas të dhënave, ata që nisen të mërkurën kursejnë mesatarisht 15% në fluturimet e brendshme dhe 10% në ato ndërkombëtare, krahasuar me ata që nisen në fundjavë.

Kush rezervon i pari gjen çmimet më të mira

Ata që rezervojnë më herët do të gjejnë jo vetëm më shumë opsione, por edhe çmime më të mira. Koha e duhur për fluturimet e brendshme është midis 28 dhe 35 ditë para nisjes, pra le të themi një muaj para udhëtimit. Kursimet janë rreth 10% më shumë se për ata që rezervojnë më pak se 2 javë përpara udhëtimit.

Por jo gjithmonë

Megjithatë, rezervimi paraprak nuk garanton gjithmonë çmimin më të mirë. Në fakt, sipas studimit të Expedia, i cili mori në konsideratë të dhënat dhe tendencat e mbi 15 miliardë fluturimeve nga 490 linja ajrore dhe 230 vende nga e gjithë bota, rezervimi më shumë se 113 ditë para nisjes ka qenë gjithmonë më i shtrenjtë. Kjo nuk është e vërtetë për fluturimet ndërkombëtare, ku përkundrazi, udhëtarët që kanë rezervuar një udhëtim ndërkombëtar gjashtë muaj përpara, kanë kursyer mesatarisht 10% krahasuar me ata që kanë pritur deri në 2 muaj ose më pak për të rezervuar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin?

Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin?

Ky është sekreti për të djegur më shumë kalori në pistën e vrapimit

Ky është sekreti për të djegur më shumë kalori në pistën e vrapimit

Si të aplikoni në mënyrë perfekte bronzerin dhe korrektorin?

Si të aplikoni në mënyrë perfekte bronzerin dhe korrektorin?

Ndryshimet që duhet të bëni gjatë vitit 2025

Ndryshimet që duhet të bëni gjatë vitit 2025

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump thotë se Izraeli ka pranuar kushtet, ka një “paralajmërim të fundit” për Hamasin

Rasti i 18 vjeçarit u raportua si përleshje me thikë, në intensivë thonë se nuk është evidentuar therrje

Vdes 2 – vjeçari në QKUK, aksidentalisht ishte lënduar në kokë ditë më parë

Lufta në Ukrainë, BQK-ja thotë se po punon në ruajtje të stabilitetit financiar

40% e të punësuarve me kredi aktive

Auto Draft

Akuzat e ish-punëtorit të “Trepçës”: Më larguan nga puna për inate personale

Auto Draft

Detaje nga vrasja e së shtunës në Podujevë

Çka thanë për Gjykatën Kushtetuese, Kurti dhe Konjufca?

Çka thanë për Gjykatën Kushtetuese, Kurti dhe Konjufca?

Kurti shpalosi prioritetet e tij pas mandatimit për kryeministër

Kurti shpalosi prioritetet e tij pas mandatimit për kryeministër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X