TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si reagoi bota ndaj sulmit izraelit në Gaza

by teve1
2 vjet ago
7
A A
Si reagoi bota ndaj sulmit izraelit në Gaza

Izraeli nisi të martën një valë të re sulmesh ajrore ndaj Gazës, duke lënë të vrarë qindra njerëz dhe duke prishur armëpushimin dy-mujor.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për së paku 326 të vrarë deri më tani.

Hamasi sulmet i ka konsideruar si një anulim të njëanshëm të armëpushimit që kishte filluar më 19 janar.

Ata kanë paralajmëruar edhe me herët se një sulm eventual i Izraelit ndaj Gazës do të rrezikonte pengjet e mbetura në Gaza.

Zyrtari i Hamasit, Izzat al-Risheq tha në një deklaratë se “vendimi i Netanyahut për të rifilluar luftën” ishte “një vendim për të sakrifikuar të burgosurit e okupimit dhe për të vendosur një dënim me vdekje për ta”, raporton Al Jazeera.

Kryeministri izraelit tha se operacioni ishte I hapur dhe pritet të zgjerohet.

Që tani e tutje, Izraeli do të veprojë kundër Hamasit me forcë ushtarake në rritje”, tha ai.

Kurse, Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt ka thënë se, “administrata e Trump dhe Shtëpia e Bardhë” ishin konsultuar nga Izraeli për sulmet.

“Siç e ka bërë të qartë Presidenti Trump, Hamasi, Houthis, Irani, të gjithë ata që kërkojnë të terrorizojnë jo vetëm Izraelin, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të shohin një çmim për të paguar – i gjithë ferri do të shpërthejë”, tha ajo.

Grupi ushtarak jemenas, Houthi të cilët janë duke u përballur me sulme ajrore nga SHBA, premtuan një përshkallëzim në mbështetje të palestinezëve.

“Ne dënojmë rifillimin e agresionit të armikut sionist kundër Rripit të Gazës”, tha në një deklaratë Këshilli i Lartë Politik i Huthëve. “Populli palestinez nuk do të mbetet vetëm në këtë betejë dhe Jemeni do të vazhdojë mbështetjen dhe ndihmën e tij dhe do të përshkallëzojë hapat e konfrontimit”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning tha se Pekini ishte “shumë i shqetësuar” për situatën, duke u bërë thirrje palëve që “të shmangin çdo veprim që mund të çojë në një përshkallëzim të situatës dhe të parandalojë një fatkeqësi humanitare në shkallë më të gjerë”.

situatës dhe të parandalojë një fatkeqësi humanitare në shkallë më të gjerë”.

Kryeministri australian Anthony Albanese bëri thirrje për ruajtjen e armëpushimit pas sulmit të Izraelit në Gaza.

“Ka pasur tashmë vuajtje të mëdha atje, prandaj ne po u bëjmë thirrje të gjitha palëve të respektojnë armëpushimin dhe marrëveshjen e pengjeve që u vendos,” u tha Albanese gazetarëve.

Edhe Holanda, miku i vjetër I Izraelit ka bërë thirrje që të lirohen pengjet dhe të gjitha palët të ndalojnë sulmet duke ruajtur armëpushimin.

 

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Shqipëria synon mbylljen e gjashtë kapitujve të negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2026

Shqipëria synon mbylljen e gjashtë kapitujve të negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2026

Reshitaj: Ministria e Shëndetësisë ka buxhet, por po keqmenaxhohet

Reshitaj: Ministria e Shëndetësisë ka buxhet, por po keqmenaxhohet

Parashikimi i motit për sot

Fundjava në Kosovë me vranësira dhe reshje shiu, në male pritet borë

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën