TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si po shihet vizita e Thaçit në Kosovë?

by teve1
2 vjet ago
1
A A
Si po shihet vizita e Thaçit në Kosovë?

Pasi disa herë iu refuzua kërkesa për ta vizituar babain e tij të sëmurë, ish-presidenti Hashim Thaçi u lejua të enjten të takojë babain e tij i cili po qëndron i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gjykata Speciale në Hagë tha se e lejoi këtë vizitë për “arsye humanitare”, derisa theksoi se Thaçi “mbetet në paraburgim”.

Por si po shihet vizita e Thaçit në Kosovë?

Avokati Ardian Bajraktari thotë se vendimi i Speciales për të ia mundësuar Thaçit vizitën në Kosovë, është i vonuar.

Sipas tij, refuzimet e mëhershme të gjykatës ishin të pabazuara dhe jo humane, shkruan KosovaPress.

“Në bindjen time ka qenë ndonëse i vonuar, vendim i pritur për faktin se përmbushen kriteret për t’i mundësuar një vizitë humanitare për faktin se gjendja shëndetësore e babait të ish-presidentit Thaçi është relativisht e rënduar. Të pabazuara dhe jo humane për faktin se siç e thash edhe gjendja e rënduar shëndetësore e babait ka qenë rrethanë e mjaftueshme, pastaj natyrisht shtohet fakti se i njëjti është në moshë relativisht të shtyrë edhe ka bazë në rregullore prandaj mendoj se refuzimet e mëhershme kanë qenë absolutisht jo humane dhe të pabazuara”, theksoi ai.

Thaçi qëndroi të enjten në Kosovë nën masa të shumta të sigurisë, që sipas avokatit Bajraktari, ishin të panevojshme, por shton se “ndërlidhen edhe me aktakuzën e re të ngritur ndaj Thaçit”.

Specialja ngriti aktakuzë të re ndaj Thaçit në fund të vitit të kaluar, nën dyshimin për ndërhyrje në dëshmitarë.

Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë e konsideron të duhur vendimin e Gjykatës Speciale që Hashim Thaçit t’ia lejojë vizitën tek babai i tij.

E masat e sigurisë për Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, janë të zakonshme të cilat parashihen edhe në protokollin e sigurisë në raste të tilla.

“Këto masat e sigurisë janë masa të zakonshme të cilat përdoren për cilindo të akuzuar që gjendjet nën masën e sigurisë, nën masën e paraburgimit apo edhe në raste tjera kur janë të dënuar gjithmonë ke personel i cili kujdeset që i akuzuari të mos ketë me persona të tretë, por vetëm të ketë kontakt për atë person për të cilin është lejuar. Dhe sigurisht këto masa e vetura janë diçka e zakonshme për të cilën ekziston ai protokolli i sigurisë në këto raste të caktuara”, theksoi ai.

Nën shoqërimin e forcave të shumta të sigurisë, Thaçi doli nga objekti i Klinikës Interne pas rreth 4 orësh qëndrim.

Hashim Thaçi po përballet me një proces të tejzgjatur gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai ndodhet në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020, shkruan KosovaPress.

Ndërkohë, i ishte refuzuar disa herë kërkesa për ta vizituar babain e tij të sëmurë.

Gjykata Speciale në Hagë konfirmoi për KosovaPress se e kanë lejuar vizitën e Hashim Thaçit në Kosovë “për arsye humanitare” që i njëjti të vizitoi babain e tij që ndodhet në spital.

“Po, mund ta konfirmoj. Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babain e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, tha një zëdhënës i gjykatës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë e akuzon Thaçin për krime të pretenduara të luftës.

Ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita e katërt e protestës në Prishtinë organizatorët thonë se nuk i ka bashkuar partia – por UÇK-ja

Protesta vazhdon edhe nesër në Prishtinë

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Policia reagon për protestën e mbrëmjes në Prishtinë

Gruda i kundërpërgjigjet Konjufcës: Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar qartë se brenda 30-ditësh duhet të konstituohet Kuvendi

“Një komb që e ka paguar shtrenjtë lirinë, kërkon drejtësi”, Gruda reagon nga protesta

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Dita e katërt e protestës në Prishtinë organizatorët thonë se nuk i ka bashkuar partia – por UÇK-ja

Protesta vazhdon edhe nesër në Prishtinë

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Policia reagon për protestën e mbrëmjes në Prishtinë

Gruda i kundërpërgjigjet Konjufcës: Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar qartë se brenda 30-ditësh duhet të konstituohet Kuvendi

“Një komb që e ka paguar shtrenjtë lirinë, kërkon drejtësi”, Gruda reagon nga protesta

Barcelona e mposhti në udhëtim Sevillan, shkëlqen Raphinha

Barcelona e mposhti në udhëtim Sevillan, shkëlqen Raphinha

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Sami Lushtaku reagon nga protesta: Edhe sonte sheshi i stërmbushur

Sami Lushtaku reagon nga protesta: Edhe sonte sheshi i stërmbushur

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales, Qeveria është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales, Qeveria është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën