TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Si ndodhi vrasja e vajzës nga babai në Prizren?

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit sot në Prizren, ku babai dyshohet se me thikë i shkaktoi plagë vdekjeprurëse vajzës së tij 15-vjeçare. Lëndime nga ai pësuan edhe vajza tjetër dhe bashkëshortja por që të njëjtat janë jashtë rrezikut për jetë.

by Lindrit Zejnullahu
8 muaj ago
0 1
A A

Një banesë  në rrugën ‘Shotë Galica’ në Prizren u shndërrua në skenë krimi, mëngjesin e hershëm të së martës.

Brenda saj, dyshohet që burri M.G me anë të një thike vrau vajzën e tij 15 vjeçare S.G dhe plagosi rëndë edhe vajzën tjetër 10 vjeçare.

Po ashtu 44 vjeçari dyshohet që sulmoi me mjet të mprehtë edhe gruan e tij, e cila mbeti e lënduar.

Krejt në fund M.G i shkaktoi lëndime edhe vetes, i cili më pastaj mori trajtim në Spitalin e Prizrenit.

Gjithë familja janë me shtetësi turke.

Në vendngjarje doli kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu i cili tha detaje për rastin.

“Po flasim për një rast i cili jemi në fazë shumë të hershme dhe sapo kemi dalë nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe motivet ende nuk i kemi të qarta, kemi disa informacione të cilat nuk mund t’i ndajmë me opinionin mirëpo ajo çfarë mund të konfirmojë është fakti që kemi të bëjë me një rast faktikisht i dyshuari dhe familjari dhe viktimat janë shtetas të huaj, shtetas turk, është hera e parë që janë në evidencat policore pa dyshim edhe prokuroriale sepse nuk ka të kaluar kriminale” , tha Kryeziu.

Ai tregoi se në deklarimet e fqinjëve për këtë familje, ata e kanë përshkruar autorin e dyshuar të krimit si njeri të qetë dhe se nuk kanë vërejtur tek ta ndonjë shqetësim.

“Kryerësi i veprës penale ka qenë duke punuar në njërin prej lokaleve gastronomike, nga informatat që i kemi marrë në këtë objekt ku ka ndodhur vepra kanë jetuar rreth gjashtë muaj së bashku me familjen…  Ne jemi kujdesur edhe në këtë drejtim, e thashë që jemi në fazë shumë të hershme, kemi biseduar dhe kërkuar përmes ILECU-ut dhe presim informatat se çka do të na vijnë nga shteti turk”, shtoi kryeprokurori i Prizrenit.

Derisa për gjendjen e vajzës, dhanë detaje shkurt nga Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Gjendja e saj tani është stabile, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e ORL-së ku edhe pritet t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik”, tha Naser Syla.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Policia përmes telefonit ka marrë informatën se në rrugën ‘Shote Galica’ në Prizren ndodhet një person i lënduar dhe se emergjenca mjekësore nuk po mund t’i jep ndihmë ngase një i dyshuar ndodhet me thikë ne dorë. Në atë drejtim janë nisur katër patrulla policore. Në vend ngjarje është kuptuar se një i dyshuar M.G. viti i lindjes 1981, mashkull ka therur me thikë dy vajzat e tij, njëra 15 vjeçare e cila ka mbetur e vdekur në vend të ngjarjes dhe tjetra e lënduar rëndë”, thuhet nga policia.

Për këtë vrasje kanë reaguar edhe presidentja Osmani, e cila i ka shkruar se kur ndodh një rast si ky, atëherë nuk është vetëm tragjedi familjare, por një alarm që kumbon fort për të gjithë.

Edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albiulena  Haxhiu ka reaguar duke thënë që  institucionet përgjegjëse po e trajtojnë rastin e vrasjes në Prizren me prioritet të lartë.

Për rastin ka reaguar edhe shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Emin Duraku” në Prizren, në të cilën e ndjera po vijonte mësimin.

Motivet e këtij akti tragjik ende nuk dihen.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aktakuzë ndaj nëntë personave, përfituan duke mashtruar shtetas të huaj

Aktakuzë ndaj nëntë personave, përfituan duke mashtruar shtetas të huaj

Krijohet formulari për heqje dorë vullnetarisht nga shtesat prej 100 euro

Ekzekutohet pagesa e shtesës për fëmijët dhe pensionistët

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente

PACE: Zgjedhjet ishin të qeta, por sfidë mbetet qasja për personat me aftësi të kufizuara në shumë vendvotime

PACE: Zgjedhjet ishin të qeta, por sfidë mbetet qasja për personat me aftësi të kufizuara në shumë vendvotime

Universitetet zvicerane rrisin tarifat e shkollimit

Universitetet zvicerane rrisin tarifat e shkollimit

“Ditari” 29.12.2025

“Ditari” 29.12.2025

Aktakuzë ndaj nëntë personave, përfituan duke mashtruar shtetas të huaj

Aktakuzë ndaj nëntë personave, përfituan duke mashtruar shtetas të huaj

Trump do t’i ofrojë Putinit çasje në mineralet e Ukrainës në këmbim të paqes, thotë raporti

Putin informon Trumpin për sulmin me dron, Kremlini rishikon bisedimet për paqe

Asllani flet për formën e mirë

Shtohet interesimi për Asllanin

“Marca” lartëson Vedat Muriqin

Muriqi ndër më të vlerësuarit në La Liga

Rusia akuzon Ukrainën për tentativë sulmi ndaj rezidencës së Putinit, Zelensky i mohon pretendimet

Rusia akuzon Ukrainën për tentativë sulmi ndaj rezidencës së Putinit, Zelensky i mohon pretendimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën