TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Si ndodhi vrasja e mbrëmshme në Prishtinë ku u shkrepën mbi 100 plumba?

by Fetije Kamberi
1 vit ago
0
A A
Si ndodhi vrasja e mbrëmshme në Prishtinë ku u shkrepën mbi 100 plumba?

Mbrëmjen e së dielës, në lagjen Aktash të kryeqytetit u dëgjuan breshëri plumbash. E nga kjo përleshje mes dy familjeve, Gashi dhe Sekiraqa u vra një person dhe pesë të tjerë u plagosën rënde. Gjendja e të plagosurve sipas mjekëve në QKUK është jashtë rrezikut për jetë pavarësisht që njëri nga ta ka plagë rrëshqitëse edhe në kokë. Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë thonë se ky konflikt është vazhdimësi e një mosmarrëveshje muaj më parë.

Nëntëdhjete e shtatë shenja të krimit u regjistruan në këtë vend ku mbeti i vrarë një person mbrëmjen e së dielës.

E përveç tij, nga gjuajtjet e dy grupeve në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë mbetën të plagosur edhe pesë persona.

Madje në vendin e ngjarjes u gjet edhe një kallashnikov.

Edhe pas më shumë se dymbëdhjetë orëve, hetuesit u panë u panë aty duke i vazhduar ekzaminimet.

E të hënën zyrtarët policor u panë edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pesë të plagosurit, sipas Policisë së Kosovës po marrin trajtim nën “masën e arrestit dhe mbikëqyrjes policore”

Dy prej tyre po marrin trajtim në Kliniken e Ortopedisë dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas drejtorit të kësaj klinike, Xhavit Gashi plagët janë kryesisht në pjesën e poshtme të trupit.

E të plagosur ka edhe në Kirurgjinë Abdominale.

Ushtruesi i detyrës së shefit të repartit, Vesel Skenderi ka thënë se njëri prej tyre ka plagë edhe në kokë.

“Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë deklaruar se incidenti i mbrëmshëm në mes dy grupeve siç i quajnë autoritetet, të armatosura është vazhdimësi e një mosmarrëveshje muaj më parë”, tha Skenderi.

“Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rendë” në bashkëkryerje, si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ku në këtë rast me vendim të prokurorit janë ndaluar pesë (5) persona, si dhe janë duke u zhvilluar veprime hetimore në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast pasi që dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë edhe persona të tjerë ende të pa identifikuar”, thuhet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Dy grupet, Gashi dhe Sekiraqa kishin pasur konflikte edhe në muajin mars të këtij viti, ku në këtë përleshje mbeti i plagosur një person.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në Bruksel

Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në Bruksel

Mehmeti: Rama keqpërdori ftesën e Trump për Bordin e Paqes dhe manipuloi popullin

Mehmeti: Rama keqpërdori ftesën e Trump për Bordin e Paqes dhe manipuloi popullin

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Bayerni fiton, Atalanta pëson në shtëpi

Bayerni fiton, Atalanta pëson në shtëpi

Emisioni “Info Nata” 21.01.2026

Emisioni “Info Nata” 21.01.2026

Chelsea, Liverpooli e Newcastle triumfojnë në Champions

Chelsea, Liverpooli e Newcastle triumfojnë në Champions

Barcelona mposht Slavian në Pragë

Barcelona mposht Slavian në Pragë

Juventusi fiton ndaj Benficas, Zhegrova në stol

Juventusi fiton ndaj Benficas, Zhegrova në stol

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën