TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si ndodhi plagosja e tre personave në Veternik?

Tre persona janë plagosur mëngjesin e së hënës me armë zjarri. Gjithçka ndodhi pasi fillimisht disa persona ishin përleshur fizikisht e pastaj kishin përdorur edhe armë. Personat e lënduar u dërguan në QKUK për trajtim shëndetësor dhe janë në gjendje stabile shëndetësore.

by Doresa Geci
1 vit ago
0
A A
Si ndodhi plagosja e tre personave në Veternik?

Erdhën për të pirë e ngrënë.

Por qëndrimi në këtë restorant në  Lagjen “Veternik” të kryeqytetit, përfundoi keq për tre persona.

Rreth orës 6:30, një 39 vjeçar, 24 vjeçare si dhe një 19 vjeçar morën lëndime nga një mjet shpërthyes.

E rreth orës 8, te tre këta u pranuan nga stafi shëndetësor në QKUK në gjendje shëndetësore stabile.

Dy vajzat kishin lëndime në krah, kurse burri mori terapi edhe në sy.

“Tek njëra paciente ka pasur lëndime  në pjesën e krahut dhe  parakrahut ku pjesët metalike të mjetit shpërthyes janë ende prezentë në ekstremitetin e saj, te një paciente tjetër mjeti shpërthyes konkretisht fragmentim gjendet ne pjesën e krahut, dhe tek një pacient kemi lëndim të krahut dhe eskruacion te sklerotikes se syrit ky pacient është pranuar në klinikë e oftalmologjisë, ndërsa dy pacientë tjerë janë liruar me terapi në shtëpi”, tha Avdush Bajgora, mjek në QKUK.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se janë duke e hetuar rastin.

“Rreth orës 06:30, është raportuar për një rrahje mes disa personash që ka eskaluar në  gjuajtje me armë zjarri, të ndodhur në lagjen Veterniku në Prishtinë.Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është  bërë e ditur se për pasojë  tre persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit.Ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi zëdhënsi i policisë, Agron Borovci. ​

Në lëvizje është vënë edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Referuar pyetjeve tuaja, lidhur me rastin e ndodhur sot, në lagjen “Veterniku” në Prishtinë, ju njoftojmë se pas pranimit të informatë nga policia, prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda i kësaj Prokurorie, ka autorizuar të njëjtit t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, të cilat do t’i ndriçojnë rrethanat e rastit Nga hetimet preliminare dyshohet se pas një mosmarrëveshje mes disa personash, ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe nga kjo ngjarje kanë mbetur të lënduar tre  persona, me ç’ rast janë dërguar në QKUK për ta marrë ndihmën e nevojshme mjekësore”, tha Laureta Ulaj –zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Në këtë fazë  sipas zëdhënëse së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, nuk mund të japin informata të tjera, për shkak se janë duke u kryer hetime karshi këtij rasti.

Ekipi i Tëvë1 ka tentuar të kontaktoj edhe me pronarin e restoranit ku ndodhi ngjarje por nuk pranoi të fliste.

 

 

Tags: plagosjaVeternik
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zabërgja: Në listat e partive për asamblist ka biznesmenë pa haber në politikë

Zabërgja: Në listat e partive për asamblist ka biznesmenë pa haber në politikë

Rutte takon Vuçiqin në Danimarkë, ia përmend sulmin e Banjskës

Rutte takon Vuçiqin në Danimarkë, ia përmend sulmin e Banjskës

Osmani takon presidenten bjelloruse: Kosova gjithmonë mbështet popullin e Bjellorusisë

Osmani takon presidenten bjelloruse: Kosova gjithmonë mbështet popullin e Bjellorusisë

Gara për asamblist, Drenori: Vota merret me hatër, joshje e shpesh edhe blihet

Gara për asamblist, Drenori: Vota merret me hatër, joshje e shpesh edhe blihet

Hamas i pranon disa pjesë të planit të Trumpit për Gazën, por kërkon bisedime

Hamas i pranon disa pjesë të planit të Trumpit për Gazën, por kërkon bisedime

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.10.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.10.2025

Zabërgja: Në listat e partive për asamblist ka biznesmenë pa haber në politikë

Zabërgja: Në listat e partive për asamblist ka biznesmenë pa haber në politikë

Rutte takon Vuçiqin në Danimarkë, ia përmend sulmin e Banjskës

Rutte takon Vuçiqin në Danimarkë, ia përmend sulmin e Banjskës

Osmani takon presidenten bjelloruse: Kosova gjithmonë mbështet popullin e Bjellorusisë

Osmani takon presidenten bjelloruse: Kosova gjithmonë mbështet popullin e Bjellorusisë

Gara për asamblist, Drenori: Vota merret me hatër, joshje e shpesh edhe blihet

Gara për asamblist, Drenori: Vota merret me hatër, joshje e shpesh edhe blihet

Valentin Spaqi emërohet trajner i KEK-ut

Valentin Spaqi emërohet trajner i KEK-ut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën