TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si ndodhi atentati ndaj policit në Pejë?

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
1
A A
Si ndodhi atentati ndaj policit në Pejë?

Një person të martën gjuajti me armë zjarri ndaj një polici në Pejë. I dyshuari u arrestua dhe rasti u cilësuar si vrasje në tentativë. E raste të tilla dhe sulmeve ndaj zyrtarëve policorë po kërkohet që të dënohen maksimalisht nga sistemi gjyqësor.

Po dilte nga vendi i punës në stacionin policor të Pejës pasditen e së martës.

Zyrtari policor posa kaloi rrugën u përballë me një qytetar nga një veturë në lëvizje.

Një person tentoi ta godasë me veturë policin ndaj të cilit edhe gjuajti me armë zjarri, por që i njëjti shpëtoi pa lëndime.

Lehtë nuk e patën as kolegët e tij nga Prishtina.

Ata, arrestuan dy persona të armatosur, ku njëri nga ta tentoi të ikte.

Sulmet ndaj zyrtarëve policorë, i ka dënuar Sindikata e Policisë, e cila thotë se akti në Pejë është kriminal i papranueshëm dhe përbën sulm të drejtpërdrejt ndaj institucioneve dhe sigurisë publike.

“Sindikata i bën thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë me vendosmëri, duke siguruar që autori i këtij akti të përballet me dënimin maksimal që parashikon ligji. Sulmet ndaj zyrtarëve policorë nuk duhet të tolerohen dhe duhet të trajtohen me prioritet për të dërguar një mesazh të qartë se ligji dhe rendi janë të pacenueshëm. Zyrtarët policorë janë shtylla e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjes së institucioneve të shtetit.”

Se është shqetësuese kjo dukuri e thotë edhe ish-shefi i Hetimeve në Polici, Rrahman Sylejmani.

“Kjo është një fenomen bukur brengosës po them kohëve të fundit permanent, kjo tregon edhe seriozitetin por edhe rrezikshmërinë që ballafaqohen të gjithë zyrtarët policorë gjatë ushtrimit të përgjegjësive dhe detyrave që i kanë në mbajtjten dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, por edhe në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive kundër krimit të organizuar por edhe dukurive tjera negative. Kjo tregon që ballafaqimi i tyre në detyrë është tejet me rrisk të lartë”, ka deklaruar ai.

Koloneli në pension, tregon se duhet pritur rezultatin e hetimit për tentim vrasjen e policit në Pejë, e më pas sistemi gjyqësor të jap dënimin maksimal për të dyshuarin.

“Munden zyrtarët policorë me u ndërlidh diçka edhe me ushtrim të funksionit të tyre që e ushtrojnë ata por edhe mund të lidhet diçka me ndonjë problem që kanë në jetën private, spo them që janë këto raste të tilla por ata janë njerëz si të gjithë të tjerët. Kështu që hetimet duhet të tregojnë se cili është motivi. Nëse është motive për shkak të ushtrimit të funksionit të zyrtarëve policorë në terren ajo është një vepër e rëndë penale që duhet edhe Gjykatat edhe Prokuroritë të marrin masa të ashpra”, ka pohuar ai.

Me një rast të ngjashëm zyrtarët policorë u përballen edhe të dielën në fshatin Mramor të Prishtinës, ku disa persona tentuan ti godasin me veturë policët që kërkuan nga ta të ndaleshin në pikë kontrolli.

Kësisoj, efektivët policorë janë detyruar që të shkrepin edhe me armë zjarri ndaj tyre.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Auto Draft

Dyshohet për mbetje mortore pranë varrezave të Miradisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën