TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Si ndodhi aksidenti me fatalitet në rrugën Mitrovicë – Pejë?

Aksidenti ku humbën jetën tre anëtarë të një familje, dyshohet se është shkaktuar nga automjeti i Policisë së Kosovës. Trajtim shëndetësor kanë marrë edhe pesë persona tjerë, në mesin e tyre katër zyrtarë policorë.

by Florijeta Dernjani
1 vit ago
12
A A
Si ndodhi aksidenti me fatalitet në rrugën Mitrovicë – Pejë?

Batanije e veshmbathje, kanë mbetur në vendin ku humbën jetën tre anëtarë të familjes Gashi nga Peja mbrëmjën e së dielës.

Nga aksidenti fatal në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë, në fshatin Çubrel, shihen edhe copëza të automjeteve që u aksidentuan, njëri prej të cilëve ishte veturë zyrtare e Policisë së Kosovës.

Si pasojë e lëndimeve të marra, pesë persona të tjerë janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, katër prej të cilëve zyrtarë policorë.

“Janë trajtuar tek ne, gjendja e tyre ka qenë stabile. Më pas janë dërguar në klinikën e ortopedisë për trajtim të mëtejmë”, ka deklaruar drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

Ky aksident, sipas Inspektoratit Policor, dyshohet se u shkaktua nga ana e automjetit të Policisë.

“IPK ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor i cili ka qenë drejtues i automjetit zyrtar të policisë në momentin e aksidentit përderisa lidhur me aksidentin janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me prokurorin kompetent. Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet  se aksidenti ka ndodhur si rezultat  i  mos përshtatjes së shpejtësisë së  lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës nga drejtuesi i automjetit zyrtar të policisë i cili  ka kaluar në shiritin e kundërt duke goditur veturën civile”.

Për këtë aksident, një person është nën masën e sigurisë për 48 orë.

“Për këtë rast, është ndaluar një (1) person me vendim të prokurorit për dyzetetetë (48) orë, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik – me fatalitet”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni.

Për këtë tragjedi, ngushëllime kanë shprehur kryeministri Kurti e kryekuvendari Konjufca.

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

​Due: Shmangia e zgjedhjeve të reja, kyçe për të ruajtur fokusin institucional te qytetarët

​Due: Shmangia e zgjedhjeve të reja, kyçe për të ruajtur fokusin institucional te qytetarët

Konjufca: Serbia të përballet me realitetin dhe ta njohë Kosovën si shtet sovran

Konjufca: Serbia të përballet me realitetin dhe ta njohë Kosovën si shtet sovran

Sorensen pas takimit me Vuçiqin : U pajtuam të punojmë për të mirën e të gjithëve

Sorensen pas takimit me Vuçiqin : U pajtuam të punojmë për të mirën e të gjithëve

​Këto janë krejt rastet e shkeljeve të Kushtetutës

​Këto janë krejt rastet e shkeljeve të Kushtetutës

​Due: Shmangia e zgjedhjeve të reja, kyçe për të ruajtur fokusin institucional te qytetarët

​Due: Shmangia e zgjedhjeve të reja, kyçe për të ruajtur fokusin institucional te qytetarët

Konjufca: Serbia të përballet me realitetin dhe ta njohë Kosovën si shtet sovran

Konjufca: Serbia të përballet me realitetin dhe ta njohë Kosovën si shtet sovran

Sezoni i fundit te Beshiktashi, Rashica largohet nga klubi i Stambollit

Sezoni i fundit te Beshiktashi, Rashica largohet nga klubi i Stambollit

Juventusi “blindon” talentin shqiptar, Durmishi rinovon deri në 2028-n

Juventusi “blindon” talentin shqiptar, Durmishi rinovon deri në 2028-n

Manuel Neuer, më i miri i javës në Ligën e Kampionëve

Manuel Neuer, më i miri i javës në Ligën e Kampionëve

Gabimet në ndeshjen Barcelona – Atletico, UEFA pritet ta përjashtoj gjyqtarin Istvan Kovacs

Gabimet në ndeshjen Barcelona – Atletico, UEFA pritet ta përjashtoj gjyqtarin Istvan Kovacs

Sfida ndërmjet shqiptarëve e ndez çerekfinalen e Ligës së Konferencës

Sfida ndërmjet shqiptarëve e ndez çerekfinalen e Ligës së Konferencës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën