TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Si ndikon ngarkesa në shëndetin mendor?

by TËVË 1
12 muaj ago
0
A A
​Si ndikon ngarkesa në shëndetin mendor?

Përjetimi i ankthit, stresit dhe depresionit ndikojnë negativisht në shëndetin mendor dhe ato vijnë si rezultat i lodhjes psikike në vendin e punës, ka deklaruar drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, Faton Kutllovci në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor.

Kutllovci thotë se një hulumtim i kryer nga shoqata e infermierëve të Kosovës gjatë vitit 2022 tregon se niveli i stresit është rritur në rreth 25 për qind, por kjo shifër mund të jetë rritur ende në dy vjetët e fundit.

“Arsyet më të shpeshta janë përjetimi i ankthit dhe i depresionit që po ashtu mund të vijë si rezultat i plotë i lodhjes në punë dhe ngarkesat e tepruara në vendin e punës, mund të rrisin gabimet në vendin e punës, që pastaj do të kenë pasoja edhe në produktivitetin e kompanive apo institucioneve të ndryshme. Në Kosovë, në vitin 2022, është realizuar një hulumtim nga shoqata e infermierëve të Kosovës dhe ka rezultuar që niveli i stresit të jetë diku 25 për qind. Këto shifra mund të jenë të rritura për shkak të përjetimeve dhe angazhimeve të tepruara”, ka thënë Kutllovci për KP.

Në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK, është reparti B, në të cilin trajtohen çrregullimet e ankthit, depresionit, por edhe shenjave të çrregullimeve dhe lodhjes për shkak të përjetimeve në vendin e punës dhe jetën e përditshme. Sipas Kutllovcit, duhet të mësohet të menaxhohet stresi.

”Ne kemi repartin B apo repartin për trajtimin e çrregullimeve jo-psikotike, ku zakonisht trajtojmë çrregullimet e ankthit, depresionit, por edhe shenjat e çrregullimeve somatike dhe lodhjes për shkak të përjetimeve në vendin e punës por edhe në jetën në përgjithësi…Të mundohemi ta menaxhojmë stresin”, ka thënë Kutllovci.

Në shëndetin mendor, sipas drejtorit të psikiatrisë në QKUK, po ndikojnë edhe lajmet “bombastike”. Kutllovci apelon që të ketë kujdes në trajtimin e lajmeve mbi dhunën familjare, rastet e vrasjeve dhe vetëvrasjeve, pasi kemi të bëjmë me tema tepër të ndjeshme.

“Apeloj tek të gjitha mediat të cilat, në rastin e emetimit të lajmeve të ndryshme të mundohen së paku të bëjnë filtrime sepse, gjithsesi që ne jemi në favor të informimit të shpejtë dhe të drejtë të qytetareve, duhet të kemi kujdes kur të emitojmë lajme qofshin për dhunën, agresivitetin, vrasjen, vetëvrasjen e tjera, të mos dalin me tituj bombastikë, por së paku të filtrohet të marrin në konsideratë se leximi apo shikimi i këtyre shfaqjeve, në portale të ndryshme, gjithsesi që do të ketë imput të keq në shëndetin mendor e të gjithëve”, është shprehur ai.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tema që ka qenë e përzgjedhur këtë vit është, shëndeti mendor në vendin e punës, që i referohet stresit të vazhdueshëm. Nëse keni problem me shëndetin mendor referohuni te psikologu apo psikiatri

Tags: ngarkesaQKUKshëndeti mendor
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zabërgja: Në listat e partive për asamblist ka biznesmenë pa haber në politikë

Zabërgja: Në listat e partive për asamblist ka biznesmenë pa haber në politikë

Rutte takon Vuçiqin në Danimarkë, ia përmend sulmin e Banjskës

Rutte takon Vuçiqin në Danimarkë, ia përmend sulmin e Banjskës

Osmani takon presidenten bjelloruse: Kosova gjithmonë mbështet popullin e Bjellorusisë

Osmani takon presidenten bjelloruse: Kosova gjithmonë mbështet popullin e Bjellorusisë

Gara për asamblist, Drenori: Vota merret me hatër, joshje e shpesh edhe blihet

Gara për asamblist, Drenori: Vota merret me hatër, joshje e shpesh edhe blihet

Hamas i pranon disa pjesë të planit të Trumpit për Gazën, por kërkon bisedime

Hamas i pranon disa pjesë të planit të Trumpit për Gazën, por kërkon bisedime

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.10.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.10.2025

Zabërgja: Në listat e partive për asamblist ka biznesmenë pa haber në politikë

Zabërgja: Në listat e partive për asamblist ka biznesmenë pa haber në politikë

Rutte takon Vuçiqin në Danimarkë, ia përmend sulmin e Banjskës

Rutte takon Vuçiqin në Danimarkë, ia përmend sulmin e Banjskës

Osmani takon presidenten bjelloruse: Kosova gjithmonë mbështet popullin e Bjellorusisë

Osmani takon presidenten bjelloruse: Kosova gjithmonë mbështet popullin e Bjellorusisë

Gara për asamblist, Drenori: Vota merret me hatër, joshje e shpesh edhe blihet

Gara për asamblist, Drenori: Vota merret me hatër, joshje e shpesh edhe blihet

Valentin Spaqi emërohet trajner i KEK-ut

Valentin Spaqi emërohet trajner i KEK-ut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën