TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Si erdhi Kosova në pikën që të vendos masa reciproke me Serbinë?

nga tëvë1
4 Gusht, 2022
0
A A
Si erdhi Kosova në pikën që të vendos masa reciproke me Serbinë?

Fotgrafi e zbatimit te reciprocitetit per targa

Për këto dy çështje Republika e Kosovës dhe Serbia kishin arritur marrëveshje në vitin 2011 në kuadër të dialogut të Brukselit.

Marrëveshja e 2 korrikut 2011 në pikë 3 të saj, rregullon çështjen e dokumentit hyrje/dalje.

  1. Secila palë mund të zbatojë një sistem ku letërnjoftimet do të shoqërohen nga dokumente me shkrim ” hyrje – dalje ” për personat nga pala tjetër të cilët dëshirojnë të kalojnë transit në një shtet të tretë.

Në po të njëjtin vit, palët ishin pajtuar edhe për përpilimin e një dokumenti, që mbante titullin, “konkluzionet përfundimtare operative, grupi implementues për lirinë e lëvizjes”, pika 2 dhe 3 e të cilit sqarojnë edhe më shumë çështjen e dokumentit hyrje/dalje.

  1. Qytetarët e Kosovës që udhëtojnë në ose nëpër Serbi do të pajisen me dokument hyrje /dalje.
  2. Qytetarët e Serbisë që udhëtojnë në ose nëpër Kosovë do të pajisen me dokument hyrje /dalje.

Tutje në këtë marrëveshje sa i përket dokumentit hyrje/dalje, thuhet se ai duhet të prezantohet së bashku me letërnjoftimin, dhe në rast se e humbet personi, atëherë duhet të lajmërohet në stacionin më të afërt të policisë.  Këtë pikë si të tillë, Serbia e zbaton që nga viti 2011, ndërsa Republika e Kosovës jo.

Marrëveshja e 2 korrikut të vitit 2011 rregullon edhe çështjen e targave të automjeteve. Ajo në pikë 7 të saj,  ndër të tjera thotë se të gjithë pronarët e automjeteve me vendbanim në Kosovë do të përdorin targa RKS ose KS. Ato do të lëshohen nga autoritetet përkatëse në Kosovë. Në marrëveshje thuhet se kjo pikë do të filloi të implementohet më 11 nëntor 2011, por që ende nuk është në zbatim. Pesë vite më vonë, më 14 shtator 2016 palët u pajtuan në Bruksel, rreth një dokumenti që mbanë titullin “Aranzhimet lidhur me finalizimin e zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë të vitit 2011” .

Pika 4 e këtij dokumenti thuhet se më së largu deri më 15 janar 2018 targat e vetme që do të përdorën në Kosovë duhet të jenë KS/RKS.

  1. Regjistrimi i të gjitha automjeteve me tabelat e lëshuara nga autoritetet e Kosovës ( KS / RKS) do të fillojë më 15 janar 2017 dhe do të zgjasë për 12 muaj, në fund të së cilës periudhë do të ketë vlerësim nga të dy palët me ndërmjetësimin e BE – së.

Njohësi i procesit të dialogut Gazmir Raci, thotë se mos-zbatueshmëria e këtyre marrëveshjeve të Brukselit, ka ardhur edhe nga mungesa e vullnetit të qeverive të kaluara.

“Në përgjithësi pala serbe gjithmonë ka krijuar probleme në kohën e fillimit të zbatimeve dhe ka qenë ajo palë e cila nuk i ka zbatuar shumicën e marrëveshjeve të Brukselit. E po ashtu edhe Kosova e ka fajin e vet, nga viti 2017 Kosova ka qenë totalisht e pa interesuar për të zbatuar marrëveshjet e dialogut të Brukselit. Dhe tashmë e kemi një qasje të re pas ardhjes së kryeministrit Kurti, me qeverinë Kurti 2 që ka fillu seriozisht me u marr me pjesët e pazbatuara nga ana e Kosovës deri tani në mesin e tyre ka qenë edhe çështja e targave dhe çështja për letrën e hyrje/daljes në territorin e Kosovës”, ka thënë Raci.

Pak orë para se të hynin në zbatim këto dy vendime të Qeverisë së Kosovës, serbët lokal në pjesën veriore të vendit e tensionuan situatën.

Kronika e realizuar nga Valmir Gallopeni

Tags: marreveshja e pazbatuarReciporocteti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjuajtën më armë të gjata, krejt çka dihet nga shkrepjet intensive në Lagjen Mati 1

Gjuajtën më armë të gjata, krejt çka dihet nga shkrepjet intensive në Lagjen Mati 1

Deputeti i LDK-së, Zogaj nuk pret zgjidhje nga takimi i liderëve me presidenten Osmani

Deputeti i LDK-së, Zogaj nuk pret zgjidhje nga takimi i liderëve me presidenten Osmani

Partia Socialiste e Edi Ramës kryeson në zgjedhje nga numërimi i 30% të votave

Këto janë rezultati zgjedhor në Shqipëri, deri në këto momente

Edhe VV-ja pjesë e takimit me presidenten Osmani

Edhe VV-ja pjesë e takimit me presidenten Osmani

Çfarë përfshihet në marrëveshjen e arritur mes Arabisë Saudite dhe SHBA-s?

Emisioni “Ditari” 13.05.2025

Emisioni “Ditari” 13.05.2025

Partia Socialiste e Edi Ramës kryeson në zgjedhje nga numërimi i 30% të votave

Këto janë rezultati zgjedhor në Shqipëri, deri në këto momente

Edhe VV-ja pjesë e takimit me presidenten Osmani

Edhe VV-ja pjesë e takimit me presidenten Osmani

Shtyhet finalja e Kupës së Kosovës

Shtyhet finalja e Kupës së Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X