Naim Elshani, i mbijetuari i masakrës së Saradranit të Istogut është shprehur i pakënaqur pas dënimit të Ekrem Bajroviqit më 12 vite burgim për krime lufte.
Sipas tij për një kriminel lufte ky vendim është pak, mirëpo drejtësia e ka dhënë verdiktin e saj dhe i mbetet vetëm të pajtohet me të ka thënë ai në emisionin “Ditari“ në Tëvë1.
“Unë nuk jam i kënaqur me këtë vendim,pak janë 12 vite por sidoqoftë këtë e ka thënë drejtësia edhe nuk kam çfarë të bëj,më duhet të pajtohem. Unë për 25 vite kam kërkuar drejtësi,me të gjitha këto plagë që i kam,më në fund bile një kriminel është dënuar sot, e ka dhënë drejtësia verdiktin,pak janë 12 vite për një kriminel lufte”, deklaroi ai.
Elshani ka besuar që Bajroviqi do të dënohet së paku me 20 vite.
“Unë kam menduar se do të dënohet diku 18-20 vite,por kjo është drejtësia ,e ka thënë fjalën e saj”./teve1.info/