TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Si dështoi Fan Noli të mbajë fronin të cilin e mori Ahmet Zogu

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Si dështoi Fan Noli të mbajë fronin të cilin e mori Ahmet Zogu

Historiani, Bejtullah Destani ka folur për periudhën e drejtimit të shtetit shqiptar nga mbreti Ahmet Zogu.

Destani thotë se Zogu ishte një prej politikanëve më të zgjuar të historisë moderne shqiptare, teksa shpjegon se si i kishte prishur marrëdhëniet me amerikanët, pasi kishte vendosur për t’ia dhënë koncesionet e naftës Britanisë së Madhe.

“Mbreti Zog ishte ndoshta në historinë moderne të politikës shqiptare, njëri prej politikanëve më të talentuar dhe të zgjuar. Një gjeni për politikë, i jashtëzakonshëm. Ishte shumë i ri kur u bë ministër, shumë i ri kur u bë kryeministër dhe më vonë u bë president dhe ndihma e tij që e përkrahën, ishte nga Britania e Madhe. Ambasadori britanik ishte përkrahësi i tij më i madh edhe për arsye se Ahmet Zogu në atë kohë, para se të bëhej mbret ishte shumë i qartë se në gjithë këtë mes, ekonomia është shumë me rëndësi. Ia dha ky anglezëve koncesionet e naftës, në këtë kohë amerikanët protestuan shumë, bile deshtën t’i prishnin marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë, për arsye se amerikanët ishin shumë të interesuar të marrin koncesionet e naftës në Shqipëri”, thotë Destani.

Destani flet edhe për ardhjen në pushtet të Fan Nolit, për të cilin tha se ishte udhëheqësi i parë që filloi bashkëpunimin me Rusinë bolshevike në ato kohëra.

“Në fillim kishin raporte shumë të mira, bashkëpunuan shumë mirë, por më vonë u ndanë dhe filluan problemet politike mes dy liderëve dhe është shumë i njohur revolucioni i qershorit që filloi me Fan Nolin në krye dhe e larguan me dhunë mbretin Zog i cili shkoi në Jugosllavi. Fan Noli qeverisi për 6 muaj, nuk organizoi zgjedhje të lira, nuk pati përkrahje ndërkombëtare. Shkoi në Lidhjen e Kombeve, mbajti një fjalim. Nuk ishte një fjalim, ishte një tallje gati me Lidhjen e Kombeve…Më e keqja ishte se Fan Noli e pranoi delegacionin rus në Durrës. Shteti shqiptar ishte shteti i parë që e ka pranuar delegacionin rus”, shpjegon Destani në Respublika në Tëvë 1.

Kjo ndikoi thotë ai që ndërkombëtarët ta kthenin Zogun në pushtet.

“Pas dy jave u detyruar që t’i kthejë këta. Noli u largua dhe filluan përgatitjet për kthimin e Zogut.  Këtë e vendosën Roma e Londra. Ata më mirë thanë të kemi një Zog ashtu siç është sesa të kemi një qeveri me përkrahjen e bolshevikëve, se ishte një rrezik për të gjithë Evropën”, ka shtuar Destani.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Koci thotë se nesër vazhdon gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë

Koci pas arrestimit të Mitehat Llozhanit: Mbyllja e përkohshme e kufirit Kosovë – Serbi, e nevojshme

Hargreaves: NATO-ja është kyç për të ardhmen e Kosovës

Hargreaves: NATO-ja është kyç për të ardhmen e Kosovës

Me marshim drejt Qeverisë, përfundon protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Me marshim drejt Qeverisë, përfundon protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar për arrestimin e Mitehat Llozhanit në Serbi

MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar për arrestimin e Mitehat Llozhanit në Serbi

Mesfushori boshnjak Mekiq i bashkohet Prishtinës së Re

Mesfushori boshnjak Mekiq i bashkohet Prishtinës së Re

Koci thotë se nesër vazhdon gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë

Koci pas arrestimit të Mitehat Llozhanit: Mbyllja e përkohshme e kufirit Kosovë – Serbi, e nevojshme

Kollari, bashkon në klubin e Vushtrrisë, katër shkolla të futbollit të qytetit

Kollari, bashkon në klubin e Vushtrrisë, katër shkolla të futbollit të qytetit

Zëvendëskryeministri shqiptar në RMV: Mbështesim kërkesën që provimi i Jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe

Zëvendëskryeministri shqiptar në RMV: Mbështesim kërkesën që provimi i Jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe

Hendboll, xhiroja e 15-të, derbi në Gjakovë

Hendboll, xhiroja e 15-të, derbi në Gjakovë

Hargreaves: NATO-ja është kyç për të ardhmen e Kosovës

Hargreaves: NATO-ja është kyç për të ardhmen e Kosovës

Zhegrova kritikohet ashpër edhe nga ish-lojtari i Juventusit

Zhegrova kritikohet ashpër edhe nga ish-lojtari i Juventusit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën