Pamje të tillë hasim edhe nëpër ahengje familjare.
Gjuajtjet e pakontrolluara, po rrezikojnë jetën e qytetarëve, pavarësisht se bëhen për shkaqe feste.
Nga kjo dukuri, qytetarët po shprehen të shqetësuar.
Madje njëri nga ta tregon një përvojë jo të mirë gjatë një ahengu.
Qytetarëve u bëhet thirrje nga njohës të fushës, që adrenalinën e pasionin e tyre ta shfrytëzojnë në mjedise përkatëse.
Ndërkohë që tregojnë edhe dobitë nga vizitat në poligone të licencuara.
Në hapësirat e poligoneve, ka profesionistë kompetentë që merren me trajnimin dhe disiplinimin e personave që kanë pasion armët.
Megjithatë, njohësi i sigurisë, Drizan Shala, kërkon që të shmanget promovimi i armëve.
Sipas raportit të Policisë, në vitin që lamë pas, numri i armëve të konfiskuara ishte 1280, ndërsa në vitin 2020, 1135 sosh.
Kurse vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, janë konfiskuar 699 armë të llojeve të ndryshme.
Kronika e realizuar nga gazetarja Valëza Sylejmani.