TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shuarja e UNMIK-ut e formimi i Asociacionit, vlerësohen kërkesa të parealizueshme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, shuarjen misionit të UNMIK-ut në Kosovë. Megjithatë, kjo vlerësohet si vendim i vështirë, për shkak të së drejtës për VETO nga Rusia dhe Kina.

by Lindrit Zejnullahu
6 muaj ago
1 0
A A

Kosova ishte kryetemë e mbledhjes së mbrëmshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Sigurimit në Nju Jork.

Këtu u diskutua raporti gjashtëmujor për Kosovën.

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Bartos, ripërsëriti thirrjen që misioni i UNMIK-ut të mbyllet.

“Normalisht që do duhej ndoshta edhe të shfuqizohej, janë dy mënyra sesi rezoluta mund të shfuqizohet, ose me vendim të Këshillit të Sigurimit ose ajo rezolutë me kohë defaktorizohet dhe më nuk i përshtatet rrethanave për çka është miratu dhe me shfuqizimin e kësaj rezolute do të shfuqizohej edhe UNMIK-u”, është shprehur profesori universitar Avdi Smajljaj.

Megjithatë, profesori Smajlaj tregon se aktualisht një gjë e tillë nuk mund të bëhet, për shkak të së drejtës për VETO nga Rusia dhe Kina.

“Të paktën Këshilli i Sigurimit do duhej bërë përpjekje që të shfuqizonte misionin e UNMIK sepse vërtetë është një mision koti, është një mision i panevojshëm tërësisht, mbi 80 për qind të buxhetit që e merr nga OKB-ja shkon për pagat, dmth tregon vërtetë që për punën të cilën aktualisht UNMIK-u është duke e bërë nuk e di as vetë për çfarë është duke ekzistuar ende në Kosovë dhe vazhdon me atë rutinën e raportimit çdo 6 mujor në Këshillin e Sigurimit”, thotë ai.

Në mbledhjen e së martës, nga Franca iu kërkua Kosovës edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si hap i domosdoshëm për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

Megjithatë, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike nuk shihet se ka rezultate positive në këtë drejtim.

“Kjo u bë në kontekstin e diskutimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ku u bë thirrje për respektim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, pra nga Serbia u kërkua që të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe nga Kosova të themelohet Asociacioni dhe fatkeqësisht derisa të ketë një Qeveri me mandat të plotë në Kosovë nuk mund të ketë ndonjë përparim në rrafshin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë Besar Gërguri nga GLPS.

Në këtë raportim, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian ka thënë se Serbia nuk ka bërë mjaftueshëm për t’i sjellë para drejtësisë autorët e sulmit në Banjskë të 24 shtatorit 2023 ku u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Reperi Buta, i arresuari në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Reperi Buta, i arresuari në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Përleshje dhe të shtëna në Ferizaj – një i lënduar e një i dyshuar në kërkim policor

I riu nga Istogu i zhgënjyer, lë Kosovën për Gjermaninë: S’gjeta punë

“Ishte i veçantë, një humorist i pashoq”, bashkëshortja kujton “Katanën” me mall

“Ishte i veçantë, një humorist i pashoq”, bashkëshortja kujton “Katanën” me mall

27-vjet pa “Katanën” – Agim Ramadani kujtohet si simbol i lirisë dhe sakrificës së Kosovës

27-vjet pa “Katanën” – Agim Ramadani kujtohet si simbol i lirisë dhe sakrificës së Kosovës

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën