TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës nuk arriti që të votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin riprodhues, pasi në seancën plenare të 22 shkurtit, për shkak të mospjesëmarrjes në votim të deputetit Eman Rrahmani, i cili vjen nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje. Votimi për këtë legjislacion u shty për një seancë tjetër.

Për herë të tretë radhazi, pushteti tentoi që të votojë amendamentet e propozuara nga deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica.

Për këtë projektligj, tri amendamente janë propozuar nga Komisioni parlamentar për shëndetësi, ndërsa nga deputeti Korenica janë propozuar 22.

Deputeti Rrahmani u largua pasi deputeti Korenica propozoi amendamentin e katërt.

Sipas Korenicës, prej legjislacionit duhet të largohen tri paragrafë të cilët parashohin se e drejta për riprodhim u jepet edhe individëve përveç çifteve të martuara (burrit dhe gruas).

Si referencë për individë, ai i ka përmendur gratë e pamartuara dhe partnerët e gjinisë së njëjtë.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se një deputet nga shumica parlamentare qëllimshëm nuk po voton për ta pamundësuar procedimin e ligjit.

Konjufca tha se nuk do t’i gjykojnë deputetët për votimin ose jo të këtij projektligji.

“Deputetët e kanë shpjeguar secilin pozicionin e vet, s’kemi nevojë t’i gjykojmë fare. Këto janë përcaktime të lira, si të duan deputetët. Teknikisht pse nuk po mund të votojmë edhe pse jemi në 60 deputetë, është kjo. E provojmë edhe herën e tretë dhe nëse nuk funksionon e lëmë këtu, nuk ka asgjë të veçantë, na ka ndodhur plotë herë”, tha Konjufca, raporton rel.

Në votim nuk morën pjesë as deputetët e partive opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në tetor të vitit të kaluar, pas shumë përpjekjesh, Kuvendi kishte arritur që me 63 vota për, një kundër dhe katër abstenime ta miratonte në lexim të parë këtë projektligj.

Ky legjislacion ua mundëson edhe grave të pamartuara të mund të lindin fëmijë përmes metodës të fertilizimit të asistuar, i njohur si IVF, në klinikat publike.

Ky ligj ishte kundërshtuar ashpër nga një pjesë e deputetëve.

Sipas projektligjit, të drejtën e shfrytëzimit të IVF-së e kanë edhe gratë e pamartuara, mbi 18 vjeç, që janë në gjendje të mirë shëndetësore e sociale dhe janë të afta “për fertilizim dhe për përkujdesje prindërore”.

Kosova synon që të ketë një repart të posaçëm për IVF-në në Qendrën Klinike Universitare (QKUK). Për pajisjet e nevojshme për këtë repart, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 1.5 milion euro.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot me diell në Kosovë

Mot me diell në Kosovë

Lladrovci hapi fushatën “Për Drenasin Kampion”

Lladrovci hapi fushatën “Për Drenasin Kampion”

Aksident mes tri veturave në autostradën Prishtinë-Ferizaj, lëndohet një person

Smajljaj: Fushata nisi pa programe të qarta, qytetarëve po u kërkohet vota blanko

Smajljaj: Fushata nisi pa programe të qarta, qytetarëve po u kërkohet vota blanko

Si ndikon mungesa e gjumit tek emocionet tuaja?

Si ndikon mungesa e gjumit tek emocionet tuaja?

Mot me diell në Kosovë

Mot me diell në Kosovë

Lladrovci hapi fushatën “Për Drenasin Kampion”

Lladrovci hapi fushatën “Për Drenasin Kampion”

​Folk Fest 2025: Një festë e traditave dhe kulturës shqiptare

​Folk Fest 2025: Një festë e traditave dhe kulturës shqiptare

Aksident mes tri veturave në autostradën Prishtinë-Ferizaj, lëndohet një person

Smajljaj: Fushata nisi pa programe të qarta, qytetarëve po u kërkohet vota blanko

Smajljaj: Fushata nisi pa programe të qarta, qytetarëve po u kërkohet vota blanko

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën