Seanca fillestare ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt është shtyer me 31 janar në ora 11:00.
Arsyeja e shtyerjes se seancës është për shkak se avokatët e dy prej të akuzuarve Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj kanë thënë se nuk i kanë pasur me kohë shkresat.
Seanca për shqyrtim fillestar ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tomë Dodajt të cilët akuzohen për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023 ishte paraparë të mbahej sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj tyre më 15 janar 2025.







