TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Shtyhet seanca fillestare ndaj Jusuf Shujak i akuzuar për krime lufte

nga TËVË 1
7 muaj më parë
3
A A
Shtyhet seanca fillestare ndaj Jusuf Shujak i akuzuar për krime lufte

Për shkak se mbrojtja nuk është pajisur me të gjitha shkresat e lëndës, ka dështuar të mbahet seanca fillestare të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Jusuf Shujak akuzohet për krime lufte në Kosovë.

Lidhur me këtë çështje, prokurori sepecial Kastriot Memaj tha se për shkak të vulumit të madh të provave nuk është arritur që të njëjta të përkthehen në tërësi, por është përkthyer vetëm aktakuza, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Prokuroria bashkë me ngritjen e aktakuzës i ka dorëzuar të gjitha provat në gjykatë dhe njëkohësisht këto prova janë në proces të përkthimit dhe për shkak të numrit të madh të provave, ndërsa në anën tjetër numrit të vogël të përkthyesve deri më tani nuk është arrit që të përkthen, por aktakuza është përkthyer dhe i është dorëzuar mbrojtësit”, tha Memaj.

Andaj, prokurori Memaj propozoi që seanca të mbahet dhe në ndërkohë në momentin që provat do të përkthehen, do t’i dorëzohen mbrojtjes.

Por, mbrojtësi i të pandehurit Shujak, avoakti Ljubomir Pantoviq, kërkoi që kjo seancë të ndërpritet pasi që ai nuk ka pasur mundësi të konsultohet me të mbrojturin e tij për shkak të mungesës së shkresave të lëndës.

“Është e vërtetë që unë e kam pranuar aktakzuën të premten më 31 janar, por për këtë disa ditë nuk kam pasur kohë objektive që në mënyrë të detajuar të njoftohem më këtë aktakuzë vuluminoze…dhe pa shkresat e lëndës nuk kam pasur mundësi që në masë të mjaftushme të konsultohem me të mbrojturin tim në lidhje me deklraimin e fajësisë që është e planifikuar sot”, tha avokati Pantoviq.

Tutje, avokati tha se të mbrojturit të tij akoma nuk i është dorëzuar aktakuza dhe se nuk duhet të insistohet që seanca të mbahet pasi që kjo do të ishte në dëm të klientit të tij.

“Të pandehurit aktakuza ende nuk i është dorëzuar edhe pse neni 204 par.3 i KPPK-së e obligon prokurorin që t’i bëjë të gjitha pretendimet e arsyshme që aktakuza t’i dorëzohet të pandehurit para seancës fillestare. Kjo është me të vërtetë një lëndë komplekse, cilësimi juridik është jashtëzakonisht i rëndë…andaj nuk duhet të insistohet që kjo seancë të mbahet sepse besoj që në njëfarë dore do të jetë në dëm të të pandehurit”, shtoi Pantoviq.

Andaj, marrë parasysh këto rrethana, kryetari i trupit gjykues Lutfi Shala, konstatoi se nuk ka kushte ligjore që kjo senacë të mbahet dhe e njëjta u ndërpre për të vazhduar me një datë tjetër.

Njëkohësisht, gjyqtari Shala kërkoi nga prokuroria që t’i përmbushë obligimet e saja ligjore për dorëzimin e shkresava para se të mbahet seanca, pasi që kjo do e shkelte edhe të drejtat kushtetuese ndaj të pandehurit.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Jusuf Shujak akuzohet se në fshatrat e Komunës së Gjakovës ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, e sanksionuar me neni 142 lidhur me nenin 22 të ligjit të RSFJ.

Tags: Jusuf ShujakKrime lufteTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Therret me thikë një person në Prishtinë

Vetaksident fatal me traktor në Leposaviq, vdes një 16-vjeçar

Kurti: Po fuqizojmë Policinë në luftën kundër shpërndarjes së substancave narkotike

Kurti: Po fuqizojmë Policinë në luftën kundër shpërndarjes së substancave narkotike

FSK përgatitet për garën prestigjioze “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar

FSK përgatitet për garën prestigjioze “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për shitblerje narkotikësh në Gjakovë

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për shitblerje narkotikësh në Gjakovë

Therret me thikë një person në Prishtinë

Vetaksident fatal me traktor në Leposaviq, vdes një 16-vjeçar

SPAK dërgon në GJKKO dosjen e Erion Veliajt, zbardhen akuzat për të dhe gruan e tij

SPAK dërgon në GJKKO dosjen e Erion Veliajt, zbardhen akuzat për të dhe gruan e tij

FXHK-ja mban trajnim për zhvillimin e kapaciteteve të Trajnerëve

Federata e xhudos mban kampionatin ballkanik për seniorë dhe ekipor, në Pejë

Katari paralajmëron se nuk do të tolerojë “sjelljen e pamatur” të Izraelit pas sulmit në Doha

Katari paralajmëron se nuk do të tolerojë “sjelljen e pamatur” të Izraelit pas sulmit në Doha

Barcelona – Valencia do të luhet në një impiant me 6.000 vende

Barcelona – Valencia do të luhet në një impiant me 6.000 vende

Zbulohet plani i Barcelonës për të nënshkruar me Rafael Leaon

Lajm i keq për Milanin, Leao akoma në dilemë

Presidenti i UEFA-së, Çeferin arrin në Tiranë, pritet nga kreu i FSHF-së, Duka

Presidenti i UEFA-së, Çeferin arrin në Tiranë, pritet nga kreu i FSHF-së, Duka

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X