TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shtyhet konkursi për Kryeprokuror të Prokurorisë në Gjakovë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Shtyhet konkursi për Kryeprokuror të Prokurorisë në Gjakovë

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka shtyrë afatin për shpalljen e konkursit për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, i cili ishte paraparë të fillonte më 1 qershor 2023.

Kjo pasi, po në atë datë ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Prokurorin e Shtetit, i cili ka paraparë kritere tjera për përzgjedhjen e Kryeprokurorëve në Prokuroritë Themelore, në krahasim më ligjin paraprak dhe Rregulloren Nr. 06/2019, për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të Prokurorive, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Për këtë arsye, më 31 maj 2023, KPK ka marrë vendim që ta shtyjë hapjen e këtij konkursi deri në plotësim-ndryshimin e rregullores së re.

“Me qëllim që procesi të realizohet në harmoni të plotë me legjislacionin në fuqi, dhe duke pas parasysh që rregullorja Nr. 06/2019, emërimin e Kryeprokurorit të shtetit dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive Themelore të Republikës së Kosovës është në kundërshtim më Ligjin NR.08./L-167, për Prokurorin e Shtetit, u vendos që të shtyhet afati i shpalljes deri në miratimin e rregullores me ndryshme e cila do të përcaktoj kriteret për emërimin e kryeprokurorëve”, thuhet në vendim.

Me Ligjin e ri për Prokurorin e Shtetit parashihen këto kritere që duhet t’i plotësojnë kandidatët për të ushtruar pozitën e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore:

të jetë prokuror me mandat të përhershëm;

të mos jetë i dënuar për vepër penale, përjashtimisht veprave penale të kryera nga pakujdesia,

të mos ketë aktakuzë të ngritur, përjashtimisht atyre të ngritura për vepra penale të kryera nga pakujdesia;

të ketë vlerësim të dalluar apo të mirë të performancës në dy (2) vlerësimet e fundit të rregullta;

të tregojë dhe dëshmojë integritet të lartë dhe aftësi menaxheriale;

të mos ketë të shqiptuar masë disiplinore, me përjashtim të qortimit apo vërejtjes jo-publike në pesë (5) vitet e fundit;

të ketë së paku pesë (5) vite përvojë pune si prokuror.

Ndryshe, Këshilli Prokurorial i Kosovës, në takimin e mbajtur më 23 maj 2023, kishte vendosur për shpalljen e konkursit për Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Gjakovë.

Deri tek shpallja e këtij konkursi erdhi pasi ish-kryeprokurori i mëparshëm Ramiz Buzhala ishte degraduar nga KPK-ja dhe i njëjti ishte transferuar si prokuror në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Pejë.

Vendimin për shqiptimin e kësaj mase disiplinore e kishte konfirmuar edhe Gjykata Supreme, e cila më 10 shkurt 2023 e kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e ish-kryeprokurorit Buzhala.

Ndryshe,  Buzhala ishte suspenduar nga puna, një ditë pas raportimit se ai kishte dërguar pyetje të testit një kandidati për bashkëpunëtor profesional.

Që nga suspendimi i ish-kryeprokurorit Buzhala më 14 korrik 2022, pozitën e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit e ka ushtruar, prokurori Enis Gashi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Trajtoi shumë raste, si performoi Kushtetuesja këta muaj?

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Siguria publike në Kosovë vlerësohet e qetë, kërkohet më shumë punë nga policia

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën