TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shtyhet gjykimi për korrupsion në KEK pasi mungoi njëri nga të akuzuarit

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Shtyhet gjykimi për korrupsion në KEK pasi mungoi njëri nga të akuzuarit

Shkaku se ka munguar i akuzuari Zeqir Gashi ka dështuar të mbahet gjykimi në rastin ku Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), u dëmtua në vlerë prej 53 mijë euro. Në këtë rast  akuzohen edhe  Nazmi Musliu, Rexhep Gashin, Agron Hajrizin dhe Qazim Reqicën për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Ndërsa, për veprën penale të mashtrimit po akuzohet Tefik Hargaja.

Në lidhje me mungesën e të akuzuarit Gashi, kryetari i trupit gjykues Ngadhnjim Arrni tha se paraprakisht i akuzuari i ka dërguar gjykatës një raport mjekësor dhe se nuk mund të prezantojë në seancës. Por, gjykatësi Arrni tha se me të akuzuarin janë dakorduar që ai të prezantojë për rreth 30 minuta dhe të japë mbrojtjen e tij.

“Megjithatë, përkundër deklarimit të tij se ai do të jetë prezent, i njëjti sot nuk prezanton në seancë për arsyet që tani ne nuk jemi në dijeni”, u shpreh gjykatësi Arrni.

Seanca e radhës u caktuar më 29 janar, kurse për të akuzuarin Gashi, u tha se gjykata do të shqyrtojë dhe do të rivlerësojë të gjitha mundësitë ligjore për sigurimin e të njëjtit në procedurë.

Ndryshe, aktakuza e ushtruar në nëntor të vitit 2018, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ngarkon Zeqir Gashin, Qazim Reqicën dhe Rexhep Gashin, se kanë shfrytëzuar detyrën zyrtare  në KEK- Obiliq, duke pranuar nga operatori ekonomik “Univers-M” katër reduktorë të 15 KW nga pozicioni i 33, i të njëjtës kontratë, mall ndryshe me atë të kërkuar në kërkesë dhe të shkruar në flete dërgesë dhe në fatura.

Me këtë, në bashkëkryerje të pandehurit po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, vepër kjo e dënuar me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Tutje, sipas aktit akuzues, me datë, kohë dhe vend të njëjtë i akuzuari Agron Hajrizi, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore ka shfrytëzuar detyrën zyrtare, ku si person përgjegjës për përcjelljen e kontratës nga autoriteti kontraktues nuk e ka bërë përcjelljen e saj ashtu siç është e rregulluar me ligj dhe në këtë mënyrë ka mundësuar blerjen e katër reduktorëve të 15KË nga pozicioni i 33-të i të njëjtës kontratë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, në maj të 2016-ës, në KEK-Obiliq, i akuzuari Nazmi Musliu duke shfrytëzuar detyrën zyrtare si person përgjegjës për përcjelljen e kontratës nga autoriteti kontraktues, ka nënshkruar kërkesën për blerjen e katër reduktorëve të 14 KW nga pozicioni i 11-të i kontratës me çmim prej 16 mijë euro për copë, edhe pse në të njëjtën kontratë në pozicionin 33 kishte reduktorë të 15 KW me çmim prej 2 mijë e 600 euro për copë.

Me këtë, Hajrizi dhe Musliu po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Ndërsa, Tefik Hargaja akuzohet se si person përgjegjës mashtron KEK-un si autoritet kontraktues, duke dorëzuar katër reduktorë të 15-të të pozicionit 33 me çmim prej 2 mijë e 600 euro për copë, ndërsa i kishte faturuar si në kërkesën e Autoritetit Kontraktues- KEK, me fletëdërgesë  me çmim prej 16 mijë euro për copë ashtu siç ishte në pozicionin nr.11 të kontratës, duke i shkaktuar dëm buxhetit të KEK-ut në vlerë prej 53 mijë euro.

Me këtë, i pandehuri Hargaja ngarkohet se e ka kryer veprën penale “Mashtrimi” sipas neni 335, paragrafi 5 të Kodit Penal, vepër kjo që dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre deri në dhjetë vjet. /BetimipërDrejtësi

Tags: Korporata Energjetike e KosovësNgadhnjim ArrniZeqir Gashi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gërvalla: I kishim votat për kryetarin e Kuvendit, opozita s’na lejuan të kalojmë në pikat tjera

Gërvalla thotë se faqja e saj në Facebook është sulmuar nga profile të rreme

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Tre pjesëtarë të grupit ‘Torcida” arrestohen nën dyshimin për sulm pas ndeshjes Trepça – Vushtrria

Dhunohet një grua në Ferizaj, lirohet i dyshuari

Për 3 muaj, 10 raste të dhunimit seksual

Pezullohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Pezullohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Barcelona konfirmon titullin me fitore në “El Clasico”

Barcelona konfirmon titullin me fitore në “El Clasico”

Gërvalla: I kishim votat për kryetarin e Kuvendit, opozita s’na lejuan të kalojmë në pikat tjera

Gërvalla thotë se faqja e saj në Facebook është sulmuar nga profile të rreme

Milani humb nga Atalanta, bie në pozitën e katërt

Milani humb nga Atalanta, bie në pozitën e katërt

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Tre pjesëtarë të grupit ‘Torcida” arrestohen nën dyshimin për sulm pas ndeshjes Trepça – Vushtrria

Barcelona në epërsi ndaj Realit në “El Clasico”

Barcelona në epërsi ndaj Realit në “El Clasico”

Trepça avancon ndaj Bashkimit në serinë finale

Trepça avancon ndaj Bashkimit në serinë finale

Dhunohet një grua në Ferizaj, lirohet i dyshuari

Për 3 muaj, 10 raste të dhunimit seksual

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën