TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shtimi i trupave të NATO-s në Kosovë konsiderohet se u bë për shkak të mosbesimit me Qeverinë

Shtimi i trupave të NATO-së dhe EULEX-it në Kosovë po shihet si një mosbesim i krijuar ndaj Qeverisë së Kosovës. Mirëpo njohës të fushës vlerësojnë se kjo nuk nënkupton se situata e sigurisë është e brishtë.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
1 0
A A

Një raportim i mediumit gjerman se trupat amerikanë të KFOR-it mund të largohen nga Kosova, ngjalli reagime të shumta.

Por vetë NATO, në një përgjigje për Tëvë1 konfirmoi se vazhdojnë të ofrojnë siguri për të gjitha komunitetet në Kosovë, duke demantuar kështu raportime të tilla.

Në vazhdën e kësaj, Aleanca ushtarake më e fortë në botë bashkë me EULEX-in së fundmi vetëm se kanë shtuar numrin e trupave në vend, me fokus në veriun e Kosovës.

Koloneli në pension, Hysen Gecaj vlerëson se kjo ka të bëjë me mosbesimin e krijuar mes Qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare.

“Përderisa ata nuk besojnë më në një Qeveri si kjo që e kishim në këtë mandat, ata sigurisht që do të sjellin edhe trupa shtesë, do të përforcojnë atë pjesë sepse nuk duan që siguria të mbetet në duar të pasigurta. Ata duan të binden vetë, në të kalurën ka pasur një koordinim dhe marrëveshje dhe bashkësia ndërkombëtare në atë kohë kur i besonte institucioneve të Kosovës ishte më e relaksuar, ishte prapë se prapë në gjendje të gatishmërisë por jo të jetë drejtpërdrejt me trupa në territorin e caktuar sikur në këtë rast në veriun e Kosovës”, shprehet Gecaj.

Kurse ish-oficeri i forcave ajrore, Ismet Ibishi tregon se kjo nuk nënkupton se ka ndonjë rrezik eventual në aspektin e sigurisë.

“Jemi më shumë se kurdo herë të sigurt, kemi siç e dini edhe tash sigurinë e maksimale me Policinë tonë në veri të Kosovës dhe situata vetëm se do të shkojë duke u stabilizuar dita e ditës. Ju siguroj që asnjë mënyrë nuk mund të rikthehet situata e dikurshme që ka qenë që kishte shqetësime sidomos në pjesën veriore”, thotë Ibishi.

E gjithë vija kufitare që ndan Kosovën me Serbinë, patrullohet nga trupat e KFOR-it në disa vende bashkë me Policinë e Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu në 10-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit: Ende presim drejtësi për vrasjen e tij në burgun e Prizrenit

Haxhiu në 10-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit: Ende presim drejtësi për vrasjen e tij në burgun e Prizrenit

​Lansohet “NOËL 2026”, Prishtina me 15 aktivitete kulturore deri më 26 dhjetor

​Lansohet “NOËL 2026”, Prishtina me 15 aktivitete kulturore deri më 26 dhjetor

Presidentja Shiroka-Pula pret në takim kryesuesin e OSBE-së, Ignazio Cassis

Presidentja Shiroka-Pula pret në takim kryesuesin e OSBE-së, Ignazio Cassis

​Kurti: Mbi 2,500 biznese të teknologjisë ofrojnë shërbime në Kosovë dhe jashtë saj

Zyrtare: Ronaldo i jep fund karrierës me Portugalinë

Disa fluturime në Evropë devijohen për shkak të kërcënimeve me bombë

Disa fluturime në Evropë devijohen për shkak të kërcënimeve me bombë

Zyrtare: Ndeshja Bjellorusi – Shqipëri do të zhvillohet pa tifozë

Zyrtare: Ndeshja Bjellorusi – Shqipëri do të zhvillohet pa tifozë

​Kurti: Mbi 2,500 biznese të teknologjisë ofrojnë shërbime në Kosovë dhe jashtë saj

​Kurti: Mbi 2,500 biznese të teknologjisë ofrojnë shërbime në Kosovë dhe jashtë saj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën