TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shtim masiv i parave false në tregun e Kosovës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Shtim masiv i parave false në tregun e Kosovës

Shtim masiv i parave false në tregun e Kosovës. Kështu e përshkruajnë ekspertë të Agjencisë së Forenzikës praninë e monedhave dhe kartëmonedhave të falsifikuara në vend.

Vlera e tyre, thonë ata, është në rritje krahasuar me vitin e kaluar – aktualisht dhjetëra mijëra euro.

Nga janari deri në shtator të vitit 2023, në laboratorin e Agjencisë së Forenzikës u ekzaminuan mbi 35.000 monedha të falsifikuara dhe 2.209 kartëmonedha të falsifikuara.

Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ekspertët e forenzikës ekzaminuan 9.309 monedha të falsifikuara dhe 645 kartëmonedha.

Më të falsifikuarat, sipas tyre, janë monedha prej 2 eurosh dhe kartëmonedha prej 50 eurosh.

Feriz Selimaj, ekspert në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, thotë për Radion Evropa e Lirë se cilësia e falsifikimeve varion nga më e dobët deri në shumë e mirë.

“Për ne si ekspertë nuk është vështirë të identifikohen [paratë false]. Është e thjeshtë. Në laborator kemi aparaturë të avancuar dhe identifikohen lehtë, por për një qytetar nuk është e lehtë të dallohet origjinali me falsin”, thotë Selimaj.

Kosova nuk është pjesë e Eurozonës, por përdor euron. Nga shtetet e tjera të rajonit, ashtu vepron edhe Mali i Zi.

Qindra raste të iniciuara në polici

Me Kodin Penal të Kosovës, kushdo që prodhon, vë në qarkullim, transporton, pranon, përdor ose posedon para të falsifikuara, me qëllim që t’i vendosë në qarkullim si të vërteta, dënohet prej 1 deri në dhjetë vjet burgim.

Sipas të dhënave të siguruara nga Policia e Kosovës, në gjashtë muajt e parë të këtij viti u iniciuan 486 raste të falsifikimit të parave, ndërsa gjatë gjithë vitit të kaluar 804.

Policia nuk ofroi detaje të tjera për to, por në raportimet 24-orëshe të saj publikohen shpesh raste të konfiskimit të parave të falsifikuara.

Në një nga raportimet e fundit për këtë çështje, më 17 tetor, policia tha se një menaxher i një banke në Kosovë ka raportuar se klientë të ndryshëm kanë deponuar në atë institucion “një sasi të parave” që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Vlera e tyre ka qenë afër 2.000 euro.

Në të njëjtën ditë, policia njoftoi se ka arrestuar një person, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij ka gjetur dhe konfiskuar afër 1.000 euro – në monedha prej 2 eurosh – që janë dyshuar si të falsifikuara.

Çka thotë Banka Qendrore e Kosovës?

Në një deklaratë me shkrim, Banka Qendrore e Kosovës thotë se është duke u koordinuar me organet përgjegjëse “për t’i mbështetur në veprimet e tyre për kufizimin dhe parandalimin” e dukurisë së parave false.

Pa dhënë më shumë detaje, në BQK thonë se paratë false e dëmtojnë ekonominë e Kosovës dhe i inkurajojnë sidomos bizneset që ta ndalojnë praktikën e furnizimit me monedha nga “operatorë të dyshimtë” dhe për çdo kërkesë, t’u drejtohen bankave komerciale.

Ata nuk specifikojnë se kujt i referohen me “operatorë të dyshimtë”, por thonë se praktika e tillë do të kontribuonte në mënyrë të drejtpërdrejtë në parandalimin e qarkullimit të parave false.

Më 7 nëntor, BQK-ja i njoftoi mediat për mbajtjen e një takim ndërinstitucional, lidhur me luftimin e kësaj dukurie.

Në komunikatë u tha se “Banka Qendrore e Kosovës, Policia e Kosovës, Agjencia e Kosovës për Forenzikë, Doganat e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, Njësia e Inteligjencës Financiare, Inspektorati i Tregut dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë janë pajtuar që t’i intensifikojnë aktivitetet në zbatim të ligjit, të shtohen kontrollet dhe aktivitetet inspektuese brenda dhe në kufi, si dhe të ndiqen ligjërisht dhe me efikasitet aktivitetet e tilla joligjore”.

REL-i bisedoi me përfaqësues të disa bizneseve të vogla në Prishtinë dhe disa prej tyre pranuan se janë përballur me monedha false – kryesisht 2 euro.

“Disa konsumatorë duan të blejnë me ato para se nuk e dinë që janë false, por ka pasur raste që edhe unë kam pranuar 2 euro false dhe nuk e kam ditur”, tha pronari i një biznesi ushqimor, duke dashur të mbetet anonim.

“Të ta them të drejtën, edhe marr para false, por edhe kthej. Ka shumë në qarkullim – më së shumti 2 euro”, sipas tij.

Çka thonë ekspertët?

Falsifikimi i parasë është krim që në mënyrë të vazhdueshme paraqet rrezik për ekonominë e një vendi, thonë ekspertë të çështjeve financiare.

“Në momentin që identifikohen si para false, aq sa është shuma e tyre, aq janë edhe humbjet në ekonomi”, thotë Milazim Abazi, ish-kryesues i Komitetit të Financave në Odën Ekonomike Amerikane.

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qytetarët e Kosovës pritet të lëvizin pa viza në vendet e BE-së – gjë që pritet ta rrisë edhe qarkullimin e tyre.

Por, cili është rreziku që ata të përballen me shkelje, nëse bartin pa ditur para false në tregun e BE-së?

“Unë do t’i këshilloja qytetarët e Kosovës që të mos marrin monedha metalike se mund të përballen me përgjegjësi ligjore nëse i prezantojnë ato para në vendet e BE-së”, thotë Abazi.

Mejdi Bektashi, profesor i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, nuk sheh ndonjë rrezik të madh në këtë aspekt.

“Shumica e njerëzve përdorin kartelat bankare për t’i ikur këtij rreziku. Të gjitha këto para false, në fund, do të mbesin në Kosovë”, thotë ai.

Si të mbroheni nga paratë e falsifikuara?

Për kontrollin e vërtetësisë së parave, Banka Qendrore e Kosovës sugjeron qytetarët që të ndjekin tre hapa të lehtë: “prek, shiko, kontrollo” – pa pasur nevojë për mjete të posaçme.

Monedhat false janë zakonisht më të vrazhda dhe mund të identifikohen edhe me devijime, shkronja dhe simbole që nuk përputhen me origjinalin.

Kontrollimi i vërtetësisë së monedhave, sipas sugjerimeve të BQK-së, mund të bëhet edhe me ndihmën e një magneti, sepse prerjet e ndryshme kanë veti magnetike të ndryshme nga njëra-tjetra.

“Te monedhat 1 dhe 2 euro, të cilat janë bimetalike, pjesa e brendshme është pak magnetike, ndërsa pjesa e jashtme jo. Monedhat 1, 2 dhe 5 centë janë shumë magnetike dhe tërhiqen lehtësisht nga magneti. Monedhat e falsifikuara, nga ana tjetër, zakonisht ose nuk janë fare magnetike, ose tërhiqen fort nga magnetet”, thuhet në manualin e BQK-së për mbrojtje nga paratë false.

Selimaj, nga Agjencia e Forenzikës, i sugjeron qytetarët që t’i përdorin më shumë kartelat bankare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Atiq: Lista Serbe i fitoi zgjedhjet me kërcënime ndaj qytetarëve

Auto Draft

Katër aktakuza për spiunazh këtë vit, kërkohet rritje e vigjilencës nga instituconet

Auto Draft

Emblema e UÇK-së përballë Trumpit, kush e vendosi?

Shoqërohen 7 persona në polici, shkak vrasja e vitit 2013

Shoqërohen 7 persona në polici, shkak vrasja e vitit 2013

Rama dhe Çeku kokë më kokë në balotazh më 9 nëntor

Votat me postë për Prishtinën, Çeku kryeson

Dalja e votuesve deri në orën 17:00 është 39,61%

Garë e ngushtë mes dy kandidatëve shqiptarë në Saraj

Mbi 86% e votave të numëruara, Kasami i pari në Tetovë

Mbi 86% e votave të numëruara, Kasami i pari në Tetovë

Osmani: Pezullimi i dialogut strategjik është mesazh i qartë nga ShBA për Kosovën

Osmani uron Mexhitin për fitoren në Çair

Ademi: Për herë të parë një shqiptar do ta drejtojë Komunën e Çashkës

Ademi: Për herë të parë një shqiptar do ta drejtojë Komunën e Çashkës

Atiq: Lista Serbe i fitoi zgjedhjet me kërcënime ndaj qytetarëve

Auto Draft

Katër aktakuza për spiunazh këtë vit, kërkohet rritje e vigjilencës nga instituconet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën