TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Shteti nuk e di zyrtarisht se sa persona u vranë në luftë

nga Fidan Zejnullahu
18 Mars, 2024
0
A A
Shteti nuk e di zyrtarisht se sa persona u vranë në luftë

Ani pse kanë kaluar 25 vjet që nga përfundimi i luftës në Kosovë, akoma nuk ka një listë zyrtare me emrat e gjithë të vrarëve në luftën e fundit në vend. E nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, thonë se posedojnë një listë me 13 mijë e 535 emra, për të cilën shteti nuk është interesuar deri me tani.

Janë plot 53 fotografi.

E në secilën kornizë, zë vend portreti i anëtarëve të familjes Muqolli, Elshani e Caraku.

Të gjithë këta u vranë brenda kësaj dhome në Poklek të Drenasit, me 17 prill të vitit 1999.

Por, pavarësisht kësaj, shteti i Kosovës, emrat e tyre nuk i ka në asnjë listë zyrtare të personave të vrarë në luftën e fundit.

“Në mënyrë institucionale, unë për familjen time nuk mundëm me nxjerr, dokument për me dashtë me ba diku një padi, dokument zyrtar nuk mund të nxjerr për familjarët e mi. Pas luftës, i kam ç’lajmëruar si njerëz të vdekur, nga institucionet tona, nuk është verifikuar apo konstatuar që familja ime është e vrarë. 1:10 Familja ime as nuk është e gjallë, as nuk është vrarë, as nuk është e zhdukur”, tha familjari i të vrarëve në Poklek, Fadil Muqolli.

Ish-ushtari i UÇK-së, Fadil Muqollit, thotë se janë në pritje të institucioneve të vendit.

“Të familjes së ngushtë i kam të vrarë 14 anëtarë, babën, nënën, motra, bashkëshorten me 4 fëmijë, dhe bashkëshortja e vëllait me dy fëmijë.2:15 Çdo ditë kemi prit që do të na trokasin në derë e do të na verifikojnë”, u shpreh Muqolli.

Tëvë1 ka pyetur në Qeverinë e Kosovës, se a posedojnë një listë zyrtare të personave të vrarë në luftën e fundit në Kosovë.

Por, pavarësisht pritjes, këta nuk kanë kthyer përgjigje.

E atë që nuk e ka shteti, e posedon Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

Por, Bekim Blakaj nga ky fond, thotë se lista që e posedojnë nuk është përfundimtare.

“Për 25 vite kemi qenë në terren dhe kemi mbledhur të dhëna mbi njerëzit që janë vrarë apo zhdukur gjatë luftës në Kosovë dhe pas luftës. Ne e kemi mbledhur një listë e cila ende është listë preliminare, pra nuk pretendojmë që është finale, por e kemi një listë me 13 mijë e 535 emra të njerëzve të vrarë apo zhdukur nga 1 janari i vitit 1998 deri me 31 dhjetor të vitit 2000”, tha Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Tutje, Blakaj ka treguar se cilat kategori të të vravë janë përfshirë në këtë listë.

Ndërsa shton se pavarësisht se kanë kaluar mbi dy dekada, për të nuk pati interesim nga institucionet shtetërore.

“Pa marrë parasysh, përkatësinë etnike të tyre apo statusin, ne kemi përfshirë edhe civilët, edhe pjesëtarët e UÇK që janë vrarë apo zhdukur dhe pjesëtarët e forcave të tjera. Është një regjistrim i personave të vrarë apo zhdukur gjatë luftës dhe mund të gjendet në ueb-faqen Libër Kujtimi i Kosovës. Nuk kemi pasur një kërkesë që t’i dorëzojmë listën tek ta, për fat të keq ekzistojnë lista të ndryshme, qoftë në nivel lokal, por nuk është një listë zyrtarë në nivel qendror”, u shpreh Blakaj.

Nëse familjarët e viktimave të luftës, mund të pajisjen me dokumente që dëshmojnë se familjari i tyre është vrarë në luftë, Tëvë1 ka pyetur edhe në nivelin lokal.

Nga Komuna e Prishtinës, kanë thënë se të vetëm dëshmi për vdekjen e një personi që e lëshojnë, është certifikata e vdekjes.

“Ju informoj se në certifikatën e vdekjes shkruan vetëm vendi i vdekjes dhe jo shkaku i vdekjes, pra nga sektori i Gjendjes Civile pala e merr vetëm certifikatën e vdekjes në të çilen nuk shkruan se është vrarë në luftë apo diçka tjetër, aty figurojnë vetëm të dhënat personale, vendi i vdekjes, data vdekjes si dhe të dhënat për prindërit. Gjithashtu, nuk ka ndonjë certifikatë specifike që lëshohet për personat e vrarë në luftë”, kanë deklaruar nga Komuna e Prishtinës.

Tëvë1 ka pyetur edhe në Institutin e formuar së fundmi, për dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Por, nga ky institut kanë thënë se janë në fazën fillestare të punimeve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK publikon letrën e Abdixhikut për Kurtin

Abdixhiku paralajmëron platformën 15-pikëshe për Qeverinë e Unitetit

Auto Draft

Bizneset pritet të shtrenjtojnë produktet, shkak çmimi i rrymës

Auto Draft

Tuneli i “kurrizi” gati në qershor, qytetarët shprehen të kënaqur me projektin

Sulmi me armë ndaj furgonit që po transportonte para, deklarohet policia

Grabitja në Veternik – pas 75 ditëve trajtim në Turqi, vushtrriasi kthehet në shtëpi

Portugalia  fiton trofeun e Ligës së Kombeve

Portugalia  fiton trofeun e Ligës së Kombeve

LDK publikon letrën e Abdixhikut për Kurtin

Abdixhiku paralajmëron platformën 15-pikëshe për Qeverinë e Unitetit

Auto Draft

Bizneset pritet të shtrenjtojnë produktet, shkak çmimi i rrymës

Auto Draft

Tuneli i “kurrizi” gati në qershor, qytetarët shprehen të kënaqur me projektin

Sulmi me armë ndaj furgonit që po transportonte para, deklarohet policia

Grabitja në Veternik – pas 75 ditëve trajtim në Turqi, vushtrriasi kthehet në shtëpi

Ndalimi i ish-policit  në Serbi, Morina: Qetësia në veri nuk i konvenon Vuçiqit

Ndalimi i ish-policit në Serbi, Morina: Qetësia në veri nuk i konvenon Vuçiqit

Policia: Vdekja e të riut në autostradën “Arbën Xhaferi” nuk ishte si pasojë e aksidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X