TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shteti humbi rreth 2 milionë euro nga proceset gjyqësore në vitin e kaluar

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Shteti humbi rreth 2 milionë euro nga proceset gjyqësore në vitin e kaluar

Madje ajo ka bërë të ditur se momentalisht në Avokaturën Shtetërore janë nëntë avokat, duke e përfshirë edhe vetë Gajtanin.

Por thotë se Ministria e Drejtësisë ka ndarë buxhet për punësimin edhe të pesë avokatëve të tjerë.“Në Avokaturën Shtetërore momentalisht jemi 9 avokat, duke më përfshirë edhe mua si zëvendës e Avokatit të Përgjithshëm shtetërorë.

Sa i përket stafit, avokatura shtetërore ka në proces konkursin për avokat të ri, meqenëse Ministria e Drejtësisë na ka përkrahur në këtë aspekt duke ndarë buxhet për punësimin edhe të 5 avokatëve shtetërorë të tjerë. Kështu që, në këtë moment jemi në fazën e rekrutimit por që po shpresojmë që shumë shpejtë do të vije edhe deri tek përfundimi për rekrutimin e këtyre 5 avokatëve”, tha Gajtani.

“Faktikisht, Avokatura Shtetërore është e ngarkuar jashtëzakonisht shumë me raste të procedurave gjyqësore, duke e pasur parasysh që funksionon me vite të tëra dhe deri më tani në Avokaturën Shtetërore janë rreth 30 mijë lëndë”.

Gajtani ka sqaruara se për vitin 2021, vlera monetare e humbjeve si pasojë e proceseve gjyqësore që ishin në disfavor të shtetit të Kosovës ishte 2 milionë euro, duke përfshirë edhe pjesa e shpronësimeve e lëndët përmbarimore.Ndërsa vlera monetare e fituar, ishte 5.5 milionë euro, ku përfshihen të gjitha kontestet.

“Sa i përket vlerës monetare të humbur në data bazën të dhënave, Avokatura Shtetërore ka të regjistruar rreth 2 milionë euro për lëndët që konsiderohen të humbura. Por, një shpjegim do ta bëja në këtë çështje meqenëse ka të bëjë me çështjet e shpronësimit për tokat që janë shpronësuar, andaj për këtë çështje janë paguar sipas ekspertizave që janë zhvilluar në gjykata. Përfshihet te kjo shumë edhe pjesa e shpronësimit, po ashtu lëndët përmbarimore të cilat janë kryer shërbime nëpër dikastere të caktuara dhe se vlerat e larta përfshihen edhe tek pjesa e përmbarimores”.

Tek vlera e fituar, Avokatura Shtetërore gjatë vitit të fundit, do të thotë gjatë vitit 2021, ka rreth 5 milionë e gjysmë lëndë të fituara, ku përfshihen të gjitha kontestet duke mos bërë ndarje në këtë vlerë”, tha Gajtani.

Zëvendësavokatja njoftoi se, Avokatura Shtetërore momentalisht i ka disa lëndë në arbitrazh, ku pesë prej këtyre janë aktiv, disa të tjera në fillim të procedurës e disa në përfundim“Avokatura Shtetërore i ka disa lëndë në arbitrazhin ndërkombëtarë. 5 prej tyre janë aktive, disa janë në fillim të procedurës, disa janë në përfundim.
Por fakti ende nuk kemi marrë ndonjë vendim nuk mundemi shpalos detaje shtesë meqenëse mund të ndikojnë negativisht në procesin e vendimmarrjes në arbitrazhin ndërkombëtar”.

Gajtani tha se kushtet e punës në Avokaturën Shtetërore janë të mangëta, duke sqaruar se janë duke bërë përpjekje për gjetjen e një hapësire më të përshtatshme të punës.

“Sa i përket hapësirës së punës në avokaturën shtetërore, jemi duke bërë përpjekje me dikasteret përgjegjëse për mundësinë e gjetjes së një zgjidhje më të favorshme meqenëse për momentin kushtet në Avokaturën Shtetërore, janë pak sa të mangëta”.“Duke pasur parasysh edhe rritjen që do të bëhet në stafin e avokatëve do të kemi problematikë por që jemi duke bërë përpjekje për një zgjidhje sa më të favorshme që është e mundur”./EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Erërat e forta rrëzojnë fasadën e një objekti në Fushë – Kosovë, lëndohet një person

Erërat e forta rrëzojnë fasadën e një objekti në Fushë – Kosovë, lëndohet një person

Vetura të mërgimtarëve nisin të hyjnë në Kosovë nga pika kufitare në Merdarë

Nga nesër do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve në të gjitha pikat kufitare me Serbinë

​Policia në veri parandalon mall të kontrabanduar

​Policia në veri parandalon mall të kontrabanduar

Hoti thotë se LDK-së i duhet lidership i ri dhe riorganizim

Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së, vlerësohet përvoja e tij

Milani merr pikë në Romë

Milani merr pikë në Romë

Erërat e forta rrëzojnë fasadën e një objekti në Fushë – Kosovë, lëndohet një person

Erërat e forta rrëzojnë fasadën e një objekti në Fushë – Kosovë, lëndohet një person

Vetura të mërgimtarëve nisin të hyjnë në Kosovë nga pika kufitare në Merdarë

Nga nesër do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve në të gjitha pikat kufitare me Serbinë

​Policia në veri parandalon mall të kontrabanduar

​Policia në veri parandalon mall të kontrabanduar

Hoti thotë se LDK-së i duhet lidership i ri dhe riorganizim

Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së, vlerësohet përvoja e tij

Ylli synon ta vazhdojë serinë pozitive në kampionat

Ylli vazhdon me fitore në Superligë, mposht Vëllaznimin

Të shtëna me armë në Berlin, 5 të plagosur

Të shtëna me armë në Berlin, 5 të plagosur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën