TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shteti do t’i paguaj 10 deputetët e dorëhequr të Listës Serbe por edhe deputetët e rinj

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Shteti do t’i paguaj 10 deputetët e dorëhequr të Listës Serbe por edhe deputetët e rinj

Megjithatë, këto përfitime nuk do t’i kenë edhe rreth 600 zyrtarët policorë serbë që zhveshën uniformat e tyre në fillim të këtij muaj.

Paga bazë e deputetit është 1 mijë e 547 euro apo 18 mijë 564 euro në vit. Dhjetë deputetët e dorëhequr do marrin nga buxheti i Kuvendit, 185 mijë e 640 euro për një vit.

Po ashtu, edhe deputetët e rinj të këtij subjekti politik serb të cilët u betuan në seancën e të enjtes, do të marrin pagat e plota, pavarësisht politikave që i ndjekin në raport me prezencën e tyre në parlament.

Përkundër që këto benificione i përcakton Ligji për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit, shoqëria civile po konsideron se me veprimet e fundit, Lista Serbe po e dëmton buxhetin e Kosovës me braktisjen e Kuvendit dhe me zëvendësimin e këtyre deputetëve nga ky subjekt politik.

Në Ligjin për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit, neni 16 thotë se “Deri në fillimin e realizimit të të hyrave financiare nga ndonjë burim tjetër, ose nga realizimi i pensionit, që nga dita e përfundimit të mandatit deputeti/ja ka të drejtë në pagë bazë për dymbëdhjetë muaj”, thuhet në nenin 16 të Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit.

Në anën tjetër as Kuvendi dhe as Ministria e Punëve të Brendshme nuk janë përgjigjur për pagesat e deputetëve të Listës serbe dhe për zyrtarë të tjerë serbë që braktisën institucionet në veri të vendit.

Koordinatorja në Lëvizjen Fol, Burbuqe Kastrati thotë për KosovaPress, se edhe kur japin dorëheqje deputetët, kompensimi bëhet për një 1 vit, derisa ata të rigjenerojnë të ardhura të tjera.

Kastrati thotë se edhe deputetët e rinj do të marrin pagën bazë edhe nëse nuk marrin pjesë në punimet e Kuvendit.

“Për deputetët e rinj të Listës Serbe nëse nuk dalin, nuk paraqiten në punë, vetëm mëditjet për ta nuk kompensohen. Ndërsa, në rastin e 10 deputetëve të Listës Serbe të dorëhequr nga Kuvendi, kompensimi parashihet të ndodhë për një vit, por që në atë moment kur ata deputetë kanë të ardhura të tjera, ky kompensim ndalet”, thotë Kastrati.

Koordinatorja Kastrati thotë se kompensimi i deputetëve të dorëhequr dhe të atyre që nuk vijojnë me rregull në punë në Kuvend, do të dëmtojë rëndë buxhetin e Kosovës.

“Për çdo rast që një deputet largohet (jep dorëheqje) prej Kuvendit në çfarë do rrethane, ky kompensim njëvjeçar dhe zëvendësimi i atyre deputetëve e dëmton jashtëzakonisht shumë buxhetin e Republikës së Kosovës”, thekson Kastrati.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Republikës së Kosovës, Imer Zeqiri thotë se përkundër që dorëheqjet e rreth 600 zyrtarëve policorë në veri kanë qenë politike, pagat e tyre ndalen menjëherë.

Sipas Zeqirit, për dorëheqjet vullnetare nuk ka paga nga Policia e Kosovës.

“Dorëheqjet e zyrtarëve policorë të nacionalitetit serb, kanë qenë dorëheqje të imponuara nga politika e Beogradit, mirëpo çdo dorëheqje në Policinë e Kosovës, ndërpritet paga, pra nuk merr pagë, kështu që për dorëheqjet vullnetare nuk ka paga nga Policia e Kosovës dhe automatikisht u ndërpriten pagat”, thekson Zeqiri.

Sa i përket rikthimit të tyre në punë, Zeqiri thekson se në bazë të udhëzimeve administrative, policët e dorëhequr nuk kanë të drejtë të kthehen në punë.

Dhjetë deputetët e Listës Serbe, më 7 nëntor kishin dorëzuar dorëheqjet në Kuvendin e Kosovës. Kjo pasi në një mbledhje në komunë të Zveçanit, më 5 nëntor, të ftuar nga Lista Serbe, në të cilën morën pjesë zyrtarë të lartë shtetërorë nga komuniteti serb, u njoftua largimi i tyre nga institucionet, përfshirë nivelin qendror ekzekutiv, lokal, policor, si dhe nga gjyqësori./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Do angazhohem me administratën Trump për të ruajtur aleancën tonë

Osmani: Do angazhohem me administratën Trump për të ruajtur aleancën tonë

PZAP hedh poshtë ankesat e LVV-së ndaj Listës Serbe dhe PDK-së, për nxitje të urrejtjes

PZAP hedh poshtë ankesat e LVV-së ndaj Listës Serbe dhe PDK-së, për nxitje të urrejtjes

Gjykimi për “53 milionëshin”, Dëshmitari: Rregullat lejuan vazhdimin e kontratës

Gjykimi për “53 milionëshin”, Dëshmitari: Rregullat lejuan vazhdimin e kontratës

Gjini i AAK-së premton se do të bëj Liqenin e Vitisë në Budrikë të Epërme

Polici i Njësisë së Inteligjencës kërcënohet nga BIA serbe

Avokatja e rreshterit të suspenduar: Vendim i ngutshëm, i pa arsyeshëm

Zyrtarët amerikanë: Izraeli goditi Hamasin në Doha me raketa nga Deti i Kuq

Zyrtarët amerikanë: Izraeli goditi Hamasin në Doha me raketa nga Deti i Kuq

Mijëra njerëz protestojnë në Londër kundër vizitës së Trumpit

Mijëra njerëz protestojnë në Londër kundër vizitës së Trumpit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën