TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shtetet evropiane: Rusia e helmoi Navalnyn me toksinën e një bretkose ekzotike

by TËVË 1
3 javë ago
1
A A
Shtetet evropiane: Rusia e helmoi Navalnyn me toksinën e një bretkose ekzotike

Qeveritë e pesë vendeve evropiane më 14 shkurt lëshuan një deklaratë, duke thënë se janë të bindura se politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, është helmuar me një toksinë vdekjeprurëse që nuk gjendet në kushte normale në Rusi – një helmim që çoi në vdekjen e tij në një burg rus dy vjet më parë.

Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Franca, Gjermania dhe Holanda arritën në këtë përfundim bazuar në analizat e mostrave të marra nga Navalny, të cilat konfirmojnë praninë e epibatidinës – një toksinë e nxjerrë nga bretkosat helmuese të Amerikës së Jugut – e njohur për shkaktim të paralizës dhe ndalimit të frymëmarrjes.

Përmes deklaratës së përbashkët, pesë shtetet thanë se “Rusia ka pretenduar se Navalny vdiq nga shkaqe natyrore. Por, duke marrë parasysh toksicitetin e epibatidinës dhe simptomat e raportuara, helmimi ka gjasa të mëdha të ketë shkaktuar vdekjen e tij. Navalny vdiq teksa mbahej në burg, që do të thotë se Rusia kishte mjetet, motivin dhe mundësinë për t’ia dhënë këtë helm”.

Në deklaratë thuhet po ashtu se “këto zbulime të fundit përsëri nënvizojnë nevojën për të mbajtur Rusinë përgjegjëse për shkeljet e saj të përsëritura të Konventës për armët kimike dhe, në këtë rast, të Konventës për armët biologjike dhe toksike”.

Reagimi bashkëshortes së Navalnyt

Duke reaguar ndaj deklaratës, e veja e Navalnyt, Yulia Navalnaya, shkroi në X se “që nga dita e parë isha e sigurt se burri im ishte helmuar, por tani ka prova: [presidenti rus, Vladimir] Putin vrau Aleksein me një armë kimike. Jam mirënjohëse ndaj shteteve evropiane për punën e përpiktë që kanë kryer gjatë dy vjetëve dhe për zbardhjen e së vërtetës. Vladimir Putin është një vrasës. Ai duhet të mbajë përgjegjësi për të gjitha krimet e tij”.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua ekipit për media të Navalnayas për komente të mëtejme, por kjo kërkesë u refuzua.

Navalnaya gjithmonë e ka refuzuar raportin zyrtar rus të autopsisë, i cili pretendonte se hipertensioni dhe sëmundje të tjera shkaktuan një çrregullim të ritmit të zemrës që çoi në vdekjen e Navalnyt, dhe ajo ka luajtur një rol kyç në dërgimin e mostrave biologjike jashtë Rusisë drejt vendeve të tjera evropiane.

Navalny ishte një aktivist i shquar kundër korrupsionit dhe politikani më i spikatur opozitar në Rusi për më shumë se një dekadë. Në kohën e vdekjes së tij në një burg në veri të Artikut, Navalny po vuante një dënim prej 19 vjetësh burgim nën akuza për ekstremizëm, që ai dhe mbështetësit e tij kanë thënë se ishin të motivuara politikisht dhe ishin hakmarrje për aktivitetin e tij kundër Kremlinit.

Ai ishte në burg që nga janari i vitit 2021, kur u arrestua pasi u kthye në Rusi pas shërimit në Gjermani nga një helmim me agjent nervor, të cilin ai e përshkroi si një tentim-vrasje të sponsorizuar nga shteti, të kryer nga agjentët rusë të sigurisë dhe të miratuar nga Putini.

Tags: Aleksei NavalnyRusiaShtetet evropianeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmeti me magnitudë 5.9 ballë godet Italinë

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më fort

Trump flet në detaje për sulmin e Iranit: Përgjigje e dobët e tyre, jam i kënaqur që asnjë amerikan s’u lëndua

Trumpi paralajmëron se lufta me Iranin mund të përfundojë së shpejti

Prishtina përballet me mungesë mjekësh – 150 mjekë për mbi 220 mijë banorë

Prishtina përballet me mungesë mjekësh – 150 mjekë për mbi 220 mijë banorë

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmeti me magnitudë 5.9 ballë godet Italinë

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më fort

Mbrëmje spektakli në Ligën e Kampionëve

Mbrëmje spektakli në Ligën e Kampionëve

Java fillon me mot të mirë

Mot me diell, temperatura deri në 17 gradë

Kryeziu: Partitë politike nuk ishin të interesuara për zgjedhjen e presidentit, synonin zgjedhje të jashtëzakonshme

Kryeziu: Partitë politike nuk ishin të interesuara për zgjedhjen e presidentit, synonin zgjedhje të jashtëzakonshme

Kryeziu: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit është i drejtë, deputetët dështuan ta kryejnë detyrën

Kryeziu: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit është i drejtë, deputetët dështuan ta kryejnë detyrën

Kurti bisedon me komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos për reformat dhe integrimin evropian

Kurti bisedon me komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos për reformat dhe integrimin evropian

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën