TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shtetasi shqiptar dënohet me 5 vjet burg për transport të drogës në Kosovë

by teve1
1 muaj ago
0
A A
Shtetasi shqiptar dënohet me 5 vjet burg për transport të drogës në Kosovë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me pesë vjet heqje lirie dhe dy mijë euro gjobë E.Ç., shtetas i Shqipërisë, për posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve.

I pandehuri akuzohet se nga data e pacaktuar e deri më datë 30 qershor 2023, duke i koordinuar veprimet me të pandehurin J.B. e transporton narkotikun nga Shqipëria në Kosovë përmes rrugëve malore.

E njëjta substancë deponohet në shtëpinë e të pandehurit J.B., për ta lehtësuar transportin, pasi shtëpia e tij është e fundit në fshatin Devë, në brezin kufitar me Shqipërinë, nga ku mund të kalohet lehtë në territorin e Shqipërisë në këmbë për rreth 40 minuta.

I pandehuri E.Ç., i gjen dhe kontakton blerësit e mundshëm të narkotikëve dhe, përmes numrit të tij të telefonit, komunikon me të pandehurin J.B., për t’u siguruar nëse ai ndodhet në shtëpi, pasi blerësi do të vijë për të marrë substancën narkotike.

Më pas, ai e udhëzon të pandehurin J.B., që t’i marrë blerësit në vendet e caktuara dhe t’i dërgojë në shtëpinë e tij, si dhe e udhëzon për sasinë e substancës narkotike që duhet t’ua japë blerësve, duke iu referuar me termat “i pardjeshmi” dhe “i sotmi”.

Gjatë kontrollit të kryer pas shtëpisë së të pandehurit J.B., janë gjetur dy çanta me substancë narkotike të llojit kanabis (marihuanë), me peshë totale 32 kilogramë e 92 gramë.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Sot Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur

Personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë – Familjarët kërkojnë drejtësi me konferencë në Serbi

Viktor Buzhala i bashkohet Listës Guxo

Viktor Buzhala i bashkohet Listës Guxo

Gjuha e politikanëve e papranueshëme – analistët e vlerësojnë si taktikë për fushatë

Gjuha e politikanëve e papranueshëme – analistët e vlerësojnë si taktikë për fushatë

Çmimi i vezëve arrin deri në 6 euro – tregtarët fajësojnë kërkesën nga vendet fqinje

Çmimi i vezëve arrin deri në 6 euro – tregtarët fajësojnë kërkesën nga vendet fqinje

Bora shënon fitore të madhe, mposht Prishtinën në Mitrovicë

Bora shënon fitore të madhe, mposht Prishtinën në Mitrovicë

Shpërthen Mo Salah: “E papranueshme, dikush në klub nuk më do

Shpërthen Mo Salah: “E papranueshme, dikush në klub nuk më do

​Sot Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur

Personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë – Familjarët kërkojnë drejtësi me konferencë në Serbi

Viktor Buzhala i bashkohet Listës Guxo

Viktor Buzhala i bashkohet Listës Guxo

​Inteligjenca artificiale do ta ndryshojë kreativitetin, thotë Bill Gates

​Inteligjenca artificiale do ta ndryshojë kreativitetin, thotë Bill Gates

Barcelona lidere, Ferran Torres realizon hetrik

Barcelona lidere, Ferran Torres realizon hetrik

Leeds trondit Liverpoolin, i nxjerr barazimin për 3:3 në kohën shtesë

Leeds trondit Liverpoolin, i nxjerr barazimin për 3:3 në kohën shtesë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën