TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shtesat për ushtarët e FSK-së, Ministria thotë se rregullorja e miratuar nga AAK ishte për fushatë elektorale

Pjesëtarët e FSK-së janë në pritje të shtesave që nga viti 2020. E për këtë, qindra prej tyre kanë në plan padi ndaj shtetit. Mirëpo nga Ministria e Mbrojtjes thonë për Tëvë 1 se shtesa të tilla nuk do të ekzekutohen. Për të njëjtat, faj i lënë ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
1
A A
FSK përgatitet për “Defender 2023”

Qe nga janari i 2020-ës janë në pritje qe shtesat t’u dalin në pagat e tyre. Por pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk i morën ato asnjëherë.

Kjo për shkak se kryeministri Albin Kurti pezulloi rregulloren Për Pagat, Shtesat mbi Pagë dhe Kompensimet e Tjera në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës qe u jepte atyre këtë të drejtë.

Për këtë, Tëvë1 raportoi se qindra pjesëtarë janë në përgatitje të padive ndaj shtetit.

E nga Ministria e Mbrojtjes fajin për këtë ia lënë paraardhësit të Kurtit, Ramush Haradinaj.

“ Kërkesa e drejtuar në adresë të Ministrisë së Mbrojtjes ka të bëj me kompensim në diferencën në pagë sipas rregullores të QRK Nr.02/2020, që është miratuar në Qeverinë e dorëhequr të Haradinajt pa ndonjë deklaratë të ndikimit buxhetor, gjë që ka bërë që që nga viti 2020 asnjëherë të mos gjejë zbatim si rezultat i mungesës së mjeteve buxhetore. Duke parë shumë mangësi të kësaj rregulloreje, Qeveria e Republikës së Kosovës me Vendimin Nr.10/21 datë 28.07.2021 ka pezulluar nenin 22 (Shtojca 1) të Rregullores (QRK) Nr.02/2020 për pagat, shtesat mbi pagë dhe kompensimet tjera në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, ndërsa me hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave kjo rregullore nuk është në fuqi”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.

Në një përgjigje për Tëvë1 nga ky dikaster thonë se shtesa të tilla nuk do të ekzekutohen asnjëherë.

“Pra, ankesat e tanishme janë si rezultat i rregullores të nxjerrë pa analizë buxhetore, të mbetur në suaza të premtimit elektoral të pazbatuara nga ana e vet qeverisë së rënë të atëhershme që i ka miratuar. Janë të pavërteta lajmet se është duke u negociuar për këtë çështje, për faktin se rregullorja është miratuar nga një kryeministër i dorëhequr në mënyrë të parevokueshme, andaj dhe nuk ka as edhe një rast të vetëm që është kompensuar deri më tani nga Ministria e Mbrojtjes”, kanë thënë nga ministria

E ish-zv.ministri i Mbrojtjes në Qeverinë Haradinaj, Burim Ramadani i hedh poshtë këto deklarata.

Madje ka një mesazh për pushtetin aktual ndaj përkujdesjes që po iu bëhet ushtarëve te FSK-së.

Ndryshe, disa ushtarëve të FSK-së Gjykata u ka dhënë të drejtë në kërkesat për këto shtesa.

Tags: FSKrregullorja per shtesat
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vidhen pajisje me vlerë rreth 550 euro në një pompë derivatesh në Zubin Potok

MINT njofton çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme: Nafta 1.86 €, benzina 1.44 €

Kurti për vdekjen e Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe mbështetës i pavarësisë

Kurti për vdekjen e Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe mbështetës i pavarësisë

Vdes në QKUK i dyshuari për plagosjen në Ferizaj, kishte qëlluar të dashurën dhe më pas veten

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Thaçit i vazhdohet paraburgimi nga Gjykata Speciale

Vidhen pajisje me vlerë rreth 550 euro në një pompë derivatesh në Zubin Potok

MINT njofton çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme: Nafta 1.86 €, benzina 1.44 €

Kurti për vdekjen e Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe mbështetës i pavarësisë

Kurti për vdekjen e Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe mbështetës i pavarësisë

Vdes në QKUK i dyshuari për plagosjen në Ferizaj, kishte qëlluar të dashurën dhe më pas veten

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Thaçit i vazhdohet paraburgimi nga Gjykata Speciale

Eurodeputeti austriak: Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht

Eurodeputeti austriak: Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht

Bern: Dënohet me burgim të përjetshëm nëna, për vrasjen e të bijës

Policia zbulon substancë narkotike në burgun e Dubravës, katër raste nën hetim

Arrestohet i mituri në Gjakovë, ushtroi dhunë psikike ndaj nënës së tij

I mituri plagos aksidentalisht një person me armë, arrestohet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën