TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shtëpia e Ymer Elshanit së shpejti kthehet në muze

Shtëpia e shkrimtarit që u vra dhe u masakra në Masakrën e Poklekut, Ymer Elshani ka filluar të renovohet pasi së shpejti pritet të kthehet në një muze.

by tëvë1
5 muaj ago
1 0
A A

Autore: Adea Mustafaj

Puna për renovimin e shtëpisë së shkrimatarit,Ymer Elshani në Korroticë të Ultë në Drenas ka nisur që disa ditë.

E shumë shpejtë, dyert e kësaj shtëpie do të hapen për vizitorët, të cilët mund të shohin vendin ku ka jetuar, dorëshkrimet, fotografitë, rrobat e shkrimtarit ashtu siç kanë shpëtuar nga lufta.

Kjo pas objekti do të kthehet në një muze, për të kujtuar dhe ndëruar figurën e Elshanit, i cili  u vra së bashku me shtatë anëtarët e familjes se tij në masakrën e Poklekut me 17 prill 1999.

Idenë për kthimin e shtëpisë në muze e dha e bija, Teuta, e cila tha që është anhazhuar për këtë çështje kaherë, dhe më në fund tani ka nisur puna për renovimin e shtëpisë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Hysen Hysenaj, bashkëfshatar i tij, tregoi nën emocione momentet e fundit që kishte pasur me të.

“Bash dy ditë pa u bë masakra unë kam qenë me të. Unë me tregu të drejten tash Ymer jena një pozitë jo të mirë qetu ku jena tu nejt, i thash mirë kishte qenë të shkojm edhe na t’i marrim do traktora qeshtu i kena pas, qetu i patëm lënë, traktori shihet edhe i tina edhe i thash qysh po ikin do tjerë po ikim edhe na po shkojm dika. I ndjeri tha jo do të rrim se qeto dy ditë besoj që po kryhet edhe kështu përfundoj me të vërtet”, tha Hysenaj.

Dhimbja për vrasjen dhe masakrimin e shkrimtarit, Hyseni thotë se do të lehtësohet sado pak me  kthimin e kësaj shtëpie në muze.

“E kemi prit me një padurim shumë të madh rregullimin e kësaj shtëpie këtu. Edhe shpresojmë që do të rregullohet e bëhet ashtu siç kemi qef ne…. Kjo shtëpi ka një rëndësi shumë të madhe që ndoshta qato, që e kemi pas atë ndjenjën që na shkoi herët, u vra nga armiku, kështu që ndoshta na lehtëson sado pak dhimbjen tonë që e kemi pas për Ymer Elshanin”, thotë ai.

Ndërsa, një nga familjaret e tij, Sabahit Haradini, kujton porosinë që ia kishte lënë i njderi, për të cilin zgjedh fjalët më të mira.

“Sa herë e kujtojmë, pikojnë lotët. Ka qenë njëri u zgjuar. Ku unë e kujtoj për çdo herë se kam qenë në vitet 90 në Fakultetin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Të gjitha librat mi ka dhënë ai për me mësu edhe më thojke vetëm me shkollë mund të arrijmë që të kemi një shtet të fortë, që të krijojmë një shtet dhe të kemi një shtet të fort”, thotë Haradini.

Renovimin e shtëpisë e sheh mëse të nevojshëm Haradini.

“Kjo shtëpi që tash mundemi me i thënë shtëpi muze më në fund u arrit ma shumë përpjekjeve të vajzës së tij Teutës, e cila nënstop mas luftës ka insitu ka bisedu me tërat dikastrat por më në fund ka arrit që kjo shtëpi të marr emrin muze ku në të ruhen librat e bacit Ymer i cili aq shumë i deshti, i cili shumë punoj dhe shumë vepra për fëmijë ka shkruar baca Ymer” , shprhet ai.

Televizioni ka tentuar të marr edhe një qëndrim nga Qendra Rajonale për Trashegimi Kulturore në Prishtinë, por të njejtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e kronikës.

Ymer Elshani u vra dhe u masakrua më 17 prill të vitit 1999 nga forcat serbe në fshatin Poklek të vjetër të Drenasit bashkë me gruan, të katër djemtë, nënën, kunatën dhe shumë bashkëfshatarë të tij.

Nga kjo familje ka mbetur vetëm vajza e tij e cila kishte qenë në studime në Prishtinë në atë kohë.

Elshani la pas vetes dhjetëra libra për fëmijë me poezi, tregime dhe romane.

Shkrimtari jetën ia kushtoi krijimtarisë letrare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Politikani shqiptar në Amerikë: Për ShBA-në, çështja e territorit të Kosovës është e paprekshme

Politikani shqiptar në Amerikë: Për ShBA-në, çështja e territorit të Kosovës është e paprekshme

Nimani: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes do të sjellë njohje të reja

Nimani: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes do të sjellë njohje të reja

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Ekstradohen nga Gjermania për në Kosovë, dy të kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

Osmani në kërkim të mandatit të dytë, Pozhari: Bordi i Paqes i ka ardhur si një mundësi ideale

Edhe Shkëndija mposhtet në ndeshjen e parë të Play-Offit, në Ligën e Konferencës

Edhe Shkëndija mposhtet në ndeshjen e parë të Play-Offit, në Ligën e Konferencës

“InfoNata” 19.02.2026

“InfoNata” 19.02.2026

Drita humb në sekondat e fundit nga sllovenët, ndeshja e kthimit vendimtare

Drita humb në sekondat e fundit nga sllovenët, ndeshja e kthimit vendimtare

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Ekstradohen nga Gjermania për në Kosovë, dy të kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

Nazmi Gripshi kalon në kampionatin rus, nënshkruan me Rubin Kazanin

Nazmi Gripshi kalon në kampionatin rus, nënshkruan me Rubin Kazanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën