Flamuri kuq e zi po valon që në hyrje të shtëpisë.
Brenda mureve të saj fshehën histori të shumta të cilat lidhen me përpjekjet për çlirimin e vendit.
Në shtëpinë e familjes Qolli në Bardh të Madh të Fushë Kosovës u formua një nga celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
I zoti shtëpisë në një intervistë për Tëvë 1, ka rrëfyer sakrificën që bënë në vitet e 90 për lirin e vendit.
“Ne të vërtet ka qenë një sakrificë për ne, po ka qenë edhe një krenari e madhe që kanë pasur ata burra besimin me ardh ne familjen temë, me flejë shlirë, me bisedu shlirë, dhe me marrë organizimet më të mëtutjeshme për organizimin e UÇK-së”, tha Qolli.
Ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare sipas Qollit kanë qëndruar në odën e kësaj shtëpi.
E këtu ishin edhe ish krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
“Brenda kësaj shtëpi kemi organizua plane për aksionet atëherë kemi qenë ilegale, me maska e deri të lufta e Ushtrisë Çlirimtare haptas që kemi qenë, me 22 qershor 1998, ka qenë aty, Kadri Veseli, Hashim Thaçi, që e kam dhënë pa maskë aty”, tregon ai.
E në konakun e familjes Qolli ishte edhe ish pjesëtari i UÇK-së, Sokol Bashota.
“Kontaktin e parë të kem nëpërmjet presidentit, shokit tim, Hashim Thaçit, e pastaj kemi vazhduar me zgjerimin e grupit të kësaj pjese, ku këta pastaj kanë marrë detyrë dhe obligim që të zgjerojnë radhët e UCK-së për këtë pjesë”, tha Bashota.
E që të mos harrohet e kaluar, të dielën u bë edhe zbulimi i pllakës së kujtesës.
“Të një periudhe të lavdishme, dhe të vështirë e cila ishte themel mbi të cilat u ndërtuar lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kjo pllakë ishte dëshmie e sakrificës, e guximit dhe përkushtimit e atyre burrave dhe grave që vepruan në mënyrë të fshehur për idealin e lirës”, u shpreh Enver Hajdari nga OVL e UÇK-së.
Të pranishëm në këtë ngjarje, ishin ish ushtar të UÇK-së, e banor të fshatit.






