TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shtëpia e Bardhë: Do të ketë pauza katërorëshe humanitare çdo ditë në veri të Gazës

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Shtëpia e Bardhë: Do të ketë pauza katërorëshe humanitare çdo ditë në veri të Gazës

Izraeli ka rënë dakord për pauza katërorëshe humanitare çdo ditë  në veri të Gazës duke filluar nga e enjtja.

Kështu njoftoi Shtëpia e Bardhë, ndërsa presidenti Joe Biden po u bën presion izraelitëve për një ndalesë disaditore të luftimeve në një përpjekje për të liruar pengje të mbajtura nga Hamasi.

I pari i Amerikës tha se për momentin nuk kishte asnjë mundësi për një armëpushim zyrtar dhe se “kishte marrë pak më shumë” sesa shpresonte nga Izraeli për pauzat humanitare.

“Po, kam kërkuar një pauzë tre-ditore. Kam kërkuar edhe një pauzë më të gjatë për disa prej tyre”, tha Biden.

Administrata e Bidenit njoftoi gjithashtu se Izraeli po hapte një korridor të dytë për civilët palestinezë  që të largoheshin nga zonat që janë fokusi aktual i luftimeve kundër Hamasit.

Biden i kërkoi kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që të vendoste pauza ditore gjatë një bisede telefonike që zhvilloi me të në fillim të kësaj jave.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit u nxit pasi ky grup militant palestinez më 7 tetor sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë 1.400 persona dhe duke marrë pengje mbi 200 të tjerë.

Që atëherë, Izraeli ka sulmuar nga toka dhe ajri Rripin e Gazës, që është shtëpi e 2.3 milionë palestinezëve.

Tags: GazaHamasishtepia e bardhe
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shefi i shtabit izraelit paralajmëron “kolaps” të mundshëm të ushtrisë nga mungesa e trupave

Shefi i shtabit izraelit paralajmëron “kolaps” të mundshëm të ushtrisë nga mungesa e trupave

Turqia thotë se mbrojtja e NATO-s rrëzoj një raketë të katërt në hapësirën e saj ajrore

Turqia thotë se mbrojtja e NATO-s rrëzoj një raketë të katërt në hapësirën e saj ajrore

Franca nis gjyqin ndaj 22 të dyshuarve të një rrjeti kriminal masonik në Paris

Franca nis gjyqin ndaj 22 të dyshuarve të një rrjeti kriminal masonik në Paris

Irani mohon negociatat direkte me SHBA-në, e përshkruan propozimin amerikan si “jorealist”

Irani mohon negociatat direkte me SHBA-në, e përshkruan propozimin amerikan si “jorealist”

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Kuvendi mban seancë plenare më 2 prill

LED i madh vendoset në Sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj për ndeshjen Kosovë–Turqi

LED i madh vendoset në Sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj për ndeshjen Kosovë–Turqi

Arrestohen në Skenderaj pesë persona të dyshuar për krime lufte

Prokuroria Speciale: Vazhdojnë hetimet ndaj Shkelzen Gashit për ekspozitën në Prishtinë

Milanoviq: Nuk ka kushte që Vuçiq të vijë në Kroaci, e anuloj samitin Brdo-Brioni

Milanoviq: Nuk ka kushte që Vuçiq të vijë në Kroaci, e anuloj samitin Brdo-Brioni

Presidentja ndan mbi 200 dekorata – nesër nderohet edhe Kombëtarja e futbollit

Presidentja ndan mbi 200 dekorata – nesër nderohet edhe Kombëtarja e futbollit

Cakolli: Gjykata Kushtetuese mbylli diskutimin për përbërjen e KQZ-së

Cakolli: Gjykata Kushtetuese mbylli diskutimin për përbërjen e KQZ-së

Kryesia e Kuvendit diskuton për ekspozitën të cilës ia miratoi financimin

Kryesia e Kuvendit diskuton për ekspozitën të cilës ia miratoi financimin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën