Shtatë persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në fshatin Vranidoll të Prishtinës.
Në këtë aksident sipas Policisë së Kosovës janë përfshirë dy vetura.
“Rreth orës 13:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Vranidoll të Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se shtatë persona janë lënduar dhe kanë kërkuar ndihmën mjekësore , ndërkaq në aksident janë përfshirë dy vetura”, ka thënë për teve1.info, zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai theksoi se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.







