Sipas Policisë së Kosovës, lëndime trupore kanë pësuar gjashtë qytetarë të Kosovës dhe një nga Shqipëria i cili kishte shkaktuar aksidentin.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar ngasësi – drejtuesi i veturës me targa të Shqipërisë, i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë i cili e ka shkaktuar aksidentin dhe 6 persona tjerë të gjithë kosovarë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Shtetasit të Shqipërisë me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe është nën mbikëqyrje të njësitit policor./teve1.imfo/